Bashkëjetuesi i vrau prindërit, Nevila Mata: Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj, pse s’ju mbrojta dot?

Bashkëjetuesi i vrau prindërit, Nevila Mata: Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj, pse s’ju mbrojta dot?

Nevila Mata dhe prindërit e saj

TIRANË- Një ditë pas vrasjes së prindërve nga bashkëjetuesi i saj, Majlind Lila, një reagim ka ardhur edhe nga Nevila Mata. (LEXO KËTU) Në reagimin e parë të saj ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të kthehet në Shqipëri nga Suedia, ku edhe jeton me vajzën e saj pasi ndjehet fajtore se ajo e ka sjellë vrasësin në jetën e prindërve të saj. 

Më tej, ajo i kërkon falje të gjithë të afërmve të saj duke shprehur hidhërimin lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.

Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë. Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Cfarë tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Cfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete? Pse...?

Nevila Mata, vajza e Bujarit dhe Valentinës

Statuset e Nevila Matës

Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, gjatë një konflikti, Majlind Lila,  52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia ka vrarë vjehrrin Bujar Matën dhe vjehrrën Valentinën. Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia. Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël. Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 15/01/2019 11:48

    Nuk i vrave ti joooo. Pa dashje jemi te gjithe vrases. Viktimat kan 90% te fajit gjithmon. Dhe i semuri iki po iku me gjithe 2 prinder bashk. Zoti u dhente force. Mjere shqiperia ku po shkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave