Vrasje e trefishtë tek Unaza e Re, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten (VIDEO)

TIRANË- Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia.

Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë. 

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël. Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit. 

63-vjeçari Bujar Mata dhe e shoqja  52-vjeçare Valentina Mata të vrarë nga ish dhëndri

Gjatë kqyrjes paraprake të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur tre gëzhoja, Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa bashkëshortja e tij u gjet në korridorin e shtëpisë në përpjekje për t’ju larguar vrasësit.

Ky është rasti i tretë i krimit në familje për këtë muaj. Një rast ka ndodhur në një familje shqiptare në Korfuz, ku një shqiptar emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan. (LEXO KËTU) Në ditën e dytë të vitit Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat. (LEXO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
Vrasja në Astir, fqinjët e çiftit Mata: Ishin shumë familje e mirë, jemi të tronditur (VIDEO)

Fqinjtë e çiftit Mata janë shprehur për kamerat e Report Tv se ishin të tronditur nga lajmi dhe se nuk mund ta besonin pasi të dy ishin njerëz shumë të mirë.

“Shumë familje e mirë. Jemi shumë të tronditur. Sipas thashethemeve këta kanë pasur konflikte por nuk e mendonim që do arrinte deri këtu. I njohim prej 25 vitesh,” – tha fqinji.

Ndërsa fqinja tjetër mes lotësh u shpreh se prej 18 vitesh që jetonte në lagje nuk kishe dëgjuar kurrë një konflikt prej tyre. 

“Njerëz me të mirë nuk kam parë. Kemi qarë, jemi trishtuar shumë. Famlije shumë e rregullt. Nuk na shkonte mendja që do të ndodhte kjo gjë. Jemi shumë të trishtuar. Eshtë bërë hataja”, - tha fqinja përmes lotëve. 

Ora 10:33
Detaje mbi vrasësin e Astirit/ 52-vjeçari konsumonte shpesh pije alkoolike

Mësohet se Majlind Lila, 52 vjeç konsumonte shpesh pije alkoolike. Dyshohet se edhe në momentin e kryerjes së krimit, ai mund të ketë qënë nën efektin e pijes. 

Ora 10:25
Skena e krimit në Astir/ Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, bashkëshortja në korridor, tentoi t’i largohej vrasësit

Pas kqyrjes paraprake të skenës së krimit, grupi hetimor bën me dije se Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa Valentina Mata u gjet në korridor në tentativë për t’ju larguar 52-vjeçarit, Majlind Lilës.

Ora 10:08
Nuk pranoi të kthehej në Shqipëri me 52-vjeçarin, ai merr hak dhe i vret prindërit

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja në Astir. 52-vjeçari, Majlind Lila kishte bashkëjetuar me Nevilën. Por prej një viti ata kishin konflikte prej të cilave, Nevila kishte vendosur që të jetonte në Suedi bashkë me vajzën që kishte me Majlindin. Gjatë vitit të fundit, ai ka qënë disa herë në Suedi. Dyshohet se vrasja në zonën e Unazës së Re ka ndodhur pasi herën e fundit që kishte shkuar, ai i kishte kërkuar Nevilës që të kthehej në Shqipëri me të. Mospranimi nga ana e saj dyshohet se ka sjellë edhe konfliktin me prindërit e të resë, që i ka sjellë këtyre të fundit edhe vdekjen.

Ora 10:01
I vrau dhëndri, ambulancat marrin trupat e bashkëshortëve te Unaza e Re (VIDEO)

Ky është momenti kur ambulancat marrin trupat e çiftit të bashkëshortëve që u vranë në shtëpi nga dhëndri i tyre sot te Unaza e Re në Tiranë.

Ora 09:35
I kthyer prej dy ditësh nga Suedia, vrasësi i çiftit Mata babai i një vajze të vogël

Majlind Lila, 52 vjeç, ishte kthyer prej dy ditësh nga Suedia, vend ku edhe jeton ish-bashkëshortja e tij, Nevila Mata 36 vjeç. Të dy ishin prindër të një vajze të vogël. 

Ora 09:03
Detaje të reja/ Pasi vrau ish-vjehrrin dhe vjehrrën, Majlind Lila u hodh mbi kangjella

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e trefishtë e ndodhur në zonën e Unazës së Re. Pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij, mësohet se Majlind Lila ka goditur veten me thikë dhe më pas është hedhur mbi kangjella nga kati i dytë i banesës. Pasi u gjet me shenja jete, ai u transportua në spitalin e Traumës, ku edhe humbi jetën. 

Ora 08:50
Policia po kryen hetimet, trupat e çiftit Mata ende në banesë, ndërsa i autorit në spitalin e Traumës

Trupat e çiftit të ndjerë Mata ndodhen ende në banesën e tyre në zonën e Astirit. Ndërsa makina e morgut të Tiranës ndodhet jashtë banesës, brenda grupi hetimor po kryen të gjithë veprimet e duhura për të zbardhur skemën e vrasjes. Ndërkohë trupi i Majlind Lilës ndodhet në spitalin e Traumës, ku u transportua pasi u gjet ende me shenja jete pranë ballkonit të banesës së ish-vjehrrit dhe vjehrrës së tij.

Ora 08:40
Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten (FOTO)
Ora 08:38
Detaje nga vrasja në Astir/ Majlind Lila bashkëjetonte me vajzën e çiftit Mata, kanë pasur konflikte

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata. Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila jeton në Suedi. 

Ora 08:30
Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten te Unaza e Re ( Lidhje direkte nga vendi i ngjarje )
Ora 08:24
Krimi në familje tek Astiri, kush ishin viktimat dhe autori (EMRAT)

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë bërë të mundur identitetet e viktimave dhe autorit të vrasjes në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për vjehrrin Bujar Mata, vjehrrën Valentina Mata dhe për dhëndrin Majlind Lila.

Ora 08:18
Vrasja në Astir, policia sjell detaje të reja: Dhëndri u gjet poshtë ballkonit të banesës, humbi jetën në spital

Policia ka sjellë detajet e para lidhur me vrasjen e ndodhur në rrugën “Kristaq Mone”. Rreth orës 06:56, janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri B.M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës u gjet dhëndëri i tyre, M. L., i cili humbi jetën në spital.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepinua: 15/01/2019 04:34

    Pune maloku ose mrekullia e demokracise sic ka thene Dr. Sali Berisha Kshu eshte kur je nga korca, zbret ne tirane edhe i jep cupen nje maloku nga burreli 16 vjec me te madh se ajo per gua

    Përgjigju
  • Kozeta Fecanji: 14/01/2019 11:09

    Nuk u bene njeres keta kane mbetur 500 vjet mbrapa

    Përgjigju
  • Ali Fahrri Balli Baba me 40 hajdutët: 14/01/2019 10:42

    Fatkeqesi për atë vajze që i paskan ikur prinderit por ajo vete paska shpetuar nga një Perbindesh i Ferrit!

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/01/2019 10:33

    Ç’farë fundërrina neandërtalë mban kjo botë...

    Përgjigju
  • Fredi: 14/01/2019 10:19

    Shyqyr që perendite ja moren mendjen dhe bëri atë që bëri në Shqiperi nga ku jemi mesuar më këto gjëra dhe që nuk ndodhi atje nga erdhi se do kishte shokuar vendin atje dhe do na nxirrte bojen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë