Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e shoqëruar nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me ftesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, zhvilloi një vizitë në Kosovë.
Vizita zyrtare nisi fillimisht me takimin me ministrin e Drejtësisë dhe delegacionet përkatëse. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin që kanë të dy shtetet në fushën e drejtësisë, duke u ndalur te Reforma në Drejtësi si dhe bashkëpunimi rajonal.
Ministrja Gjonaj i bëri me dije homologut të Kosovës se “është e hapur për një bashkëpumim në të gjitha fushat, por në veçanti për reformën në drejtësi, duke vendosur ura lidhëse mes organeve të reja të drejtësisë të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për të shkëmbyer përvoja, sidomos midis këshillave të prokurorisë dhe gjyqësorit”. “Dua të theksoj se partnerët tanë ndërkomëbtarë po na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë të vyer për zbatimin e reformave”, theksoi ministrja Gjonaj.
Shqipëria është në fazën finale të ngritjes së SPAK-ut, që do të hetojë krimin e organizuar si dhe korrupsionin në nivele të larta”.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha se partitë opozitare në Kosovë kanë qenë bashkëpunuese. “Janë votuar të gjitha ligjet e çuara në Kuvend nga qeveria e Kosovës, për reformimin e sistemit të drejtësisë”, shtoi Tahiri.
Ministrja e Drejtësisë tha se “brenda muajit qershor pritet të emërohen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.
“Do të rrisim masat ndëshkuese dhe parandaluese për krimin e organizuar dhe asetet kriminale, si dhe për pastrimin e parave të organizatave kriminale”, tha Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë njoftoi nga Prishtina se do të ulet numri i noterëve. “Ndërkombetarët na rekomanduan të ulim numrin e noterëve. Aktualisht kemi një raport, 1 noter për 6 mijë banorë, se shpejti do të jetë 1 noter për 15 mijë banorë”, tha Gjonaj.
Në fund të takimit, Gjonaj propozoi që “Ministrat e Drejtësisë të luajnë një rol proaktiv dhe të jenë promotorë të një bashkëpunimi rajonal, si një komb e dy shtete”.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill, 20:50
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor 2023, 19:26
-
Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK, merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu pas dëshmisë së të penduarit
1 Tetor 2023, 10:29
-
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Vangjeli në ‘Kontrast’: Vulgar dhe i padobishëm! Lakuriqësi që do t’i kushtojë! Gjonaj: Të tërhiqet nga gara nëse ka dinjitet
26 Prill 2023, 14:25