Bashkëpunimi doganor Shqipëri-Itali, lehtësohen procedurat për bizneset italiane në vendin tonë! Genti Gazheli: Do rrisin shkëmbimet tregtare

Lehtësimi dhe thjeshtëzimi i procedurave doganore për bizneset italiane që zhvillojnë aktivitet ekonomik me vendin tonë do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave, por edhe të veprimtarisë së tyre.

Këto ishin temat kryesore që diskutuan gjatë një takimi të Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli me Atasheun Tregtar në Ambasadën Italiane në Tiranë, Serafino Stajano dhe Drejtoreshën e Zyrës për Tregtinë me Jashtë (Italian Trade Agency - ITA),  Elisa Scelsa.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rritjen e bashkëpunimit dhe diskutimit të shumë çështjeve që kompanitë italiane kanë me sistemin doganor, ku shkëmbimi i informacioneve do të ndikojë në përmirësimin e  punës së Administratës Doganore.

Në takim u vlerësua me interes për të dy palët informimi i kompanive italiane me risitë e Administratës Doganore Shqiptare, si dhe për të realizuar një fushatë njohje me këto sipërmarrje për lehtësitë që ofron marrja e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar.

Italia është tashmë prej vitesh një ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë dhe në këtë aspekt Administrata Doganore luan një rol të rëndësishëm. 

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet