“Bashkëpunimi ka rëndësi” – Fushata ndërvepruese e OSBE-së

/ATSH/- Në kuadër të një fushate të re ndërvepruese, që filloi të premten, OSBE-ja fton publikun të dërgojë foto, video dhe mesazhe të medias sociale, ku të tregohet se si mund të punojmë së bashku për ta bërë sigurinë realitet dhe për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit.
Fushata "Bashkëpunimi ka rëndësi" synon të tregojë se gjithsecili, si pjesë e bashkësisë globale, ka rolin e tij në përpjekjet për ta bërë botën një vend më të sigurt e më të paqtë. Fushata është pjesë e një sërë veprimtarish me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, dokumenti më i rëndësishëm themelues që çoi në krijimin e OSBE-së dhe që udhëheq edhe sot qasjen e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë.
Publiku mund të përfshihet duke përdorur fjalëthurjen (hashtag) #WeCooperate dhe #OSCE dhe duke i dërguar postimet me "Twitter", "Instagram" ose drejtpërdrejt në faqen e internetit të fushatës www.osce.org/wecooperate dhe/ose në faqen e OSBE-së në "Facebook". Postimet më të mira do të botohen në faqen e internetit dhe, çdo dy javë, do të jepen si çmim objekte që pasqyrojnë fusha të ndryshme të sigurisë dhe bashkëpunimit. Çmimi për postimin më të mirë në tërësi do të jetë një vizitë në një veprimtari të OSBE-së.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian