Ministri  i Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti, zhvillon sot një vizitë në Çeki, me ftesë të  homologut të tij,  Marian Jurečka. 

Në fokus të vizitës zyrtarë do të jetë bashkëpunimi i ndërsjelltë mës dy vendeve në sektorin bujqësor.

Axhenda parashikon takime bilaterale, vizita në shoqata bujqësore çeke, fabrika agropërpunimi dhe në një kompani prodhuese të  birrës çeke. 

Gjatë takimeve që ministri Panariti do të zhvillojë me palën çeke, bisedimet do të fokusohen në mundësitë e përditësimit të marrëveshjes së departamenteve për bashkëpunim në bujqësi, nënshkruar në vitin 2008, mundësitë e importimit të pajisjeve bujqësore Çeke dhe teknologjive për industrinë ushqimore në Shqipëri.

Një vëmendje e veçantë do i kushtohet edhe Bashkëpunimit mes universiteteve agrare, çeke dhe shqiptare  dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com