Bashkëpunimi midis dy vendeve për të krijuar ura miqësie. Kjo ka qenë motoja e aktivitetetit të zhvilluar në Korfuz midis Universitetit Ismail Qemali të Vlorës si dhe Universitetit të Korfuzit.
Një ndeshje futbolli miqësie midis dy universiteteve ka mbledhur në stadiumin e Korfuzit jo vetëm qytetarë, por edhe kreun e bashkisë së Vlorës Dritan Leli së bashku më atë të Korfuzit, Kostandinos Nikolauzos .
Në shkëmbimin e dhuratave ish-futbollisti i Flamurtarit, Vasil Ruci ka dhuruar një fotografi ku në të shkruhej se dashuria midis dy popujve, as blihet dhe as shitet, por vetëm dhurohet.
Gjërat e vogla sjellin punë të mëdha. Sot ndihem i lumtur që kam bërë këtë aktivitet. E kam shkruar se dashuria midis popujve as shitet as blihet, por dhurohet.
Vasil Ruçi, ish futbollisti i Flamurtarit
Ndërkohë trajneri i ekipit të Korfuzit, Janis Xhavara u shpreh se aktivitete të tilla afrojnë popujt.
Aktivitete të tilla afrojnë popujt dhe ky nuk është i vetmi aktivitet, ai do të pasojë me të tjera në Himarë dhe në Prishtinë. Edhe pse Kosova nuk është njohur nga shteti Grek, ne si popull i njohim ata.
Janis Xhavaras, trajneri i ekipit të Korfuzit
Më pas krerët e bashkive respektive zhvilluan takim në Bashkinë e Korfuzit. Një përvojë e bukur midis dy vendeve tona , për të lidhur ura miqësie ka thënë, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Ajo që ne kemi si qëllim është turizmi. Korfuzi është fillesa për të marrë njohuri dhe për t’i zbatuar ato.
Dritan Leli, Kryebashkiak i Vlorës
Ndërkohë që Kryebashkiaku i Korfuzit, Kostandinos Nikolauzos u shpreh se takime të tilla u japin më shumë mundësi për t’u njohur me kultura dhe shkëmbime eksperiencash. Më pas i gjithë delegacioni shqiptar bënë një vizitë nëpër qytetin e Korfuzit ku shijuan bukuritë që ofron ishulli i shumëvizituar nga mbarë bota.
Fitojm ne 3 me 0
Përgjigju