"Bashkëpunoni për Territorialen"
Moore apel Nishanit: Afro palët

Moore apel Nishanit: Afro palët">
TIRANË - Reforma territoriale është sfidë e rëndësishme që duhet fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane. Është ky apeli i Drejtorit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, rikthehet në Tiranë brenda një kohe të shkurtër. Vizita e tij vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar dhe përballë mundësisë së një takimi Rama-Basha për këtë reformë.

Moore është takuar me kreun e shteti Bujar Nishani, dhe sipas Presidencës e cila zbardhi takimin, ata ranë dakord se lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane.

Për zyrtarin e lartë amerikan, përballë diferencave të krahëve politikë, është Presidenti ai që mund të luajë një rol të rëndësishëm për afrimin e tyre.

Bashkëpunimi në parlament dhe në institucione të tjera mes parive politike, vlerësohet e rëndësishme nga zyrtari i DASH për integrimin e vendit  në Bashkimin Europian, ndërsa shprehu interesin për ecjen para në këtë proces, pasi sic tha Moore, “SHBA-të e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat të fortë".

Duke folur për rëndësinë e luftës konkrete kundër korrupsionit, zoti Moore tërhoqi vëmendjen se lufta kundër korrupsionit duhet të përfshijë institucionet e drejtësisë dhe jo institucionet politike.

Nga ana tjetër, sipas njoftimin zyrtar, kreu i Shtetit theksoi se arritjet e deritashme, ambiciet e qeverisë dhe mbështetja e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara, në procesin e integrimit, “janë bazë për suksesin tonë, duke shtuar, gjithashtu, se ka besim që Shqipëria do të bindë me fakte partnerët evropianë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor”.

MOORE TAKON METEN, RAMEN DHE BASHEN
Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur të hënën në Tiranë, ndërsa do të takojë kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Për shkak të vizitës që kreu i qeverisë po zhvillon në Berlin dhe në Bruksel, takimin me Moore ai do ta zhvillojë sapo të rikthehet në Tiranë.

Gjatë së mërkurës Moore do të marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga “Albanian Policy Center” me temë “Bashkëpunimi transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan: Një axhendë e Shqipërisë për integrimin në BE dhe NATO”

Sipas organizatorëve, “kjo konferencë bëhet me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 5 vjetorit të ratifikimit të MSA-së. Konferenca do të trajtojë edhe çështjen e krijimit të një elite të re politike”. Përveç Moore, në konferencë do të marrin pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, Edita Tahiri, zevëndëskryeministre e Kosovës, Teuta Arifi nga Maqedonia, si dhe deputetët Pandeli Majko, Majlinda Bregu, Arta Dade e shumë të tjerë, theksojnë organizatorët e Konferencës.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin