TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e përjavshëm me qytetarët dhe koordinatorët e bashkëqeverisjes.
Qytetarë kanë dalë dhe kanë treguar problemet e tyre që më pas janë zgjidhur pas ndërmjetsimin e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka sjellë me shifra impaktin e ankimit të qytetarëve.
Sipas Ramës, ndaj punonjësve të administratës janë marrë 643 masa ndëshkimore dhe gjysma e tyre janë largime nga puna për mosdhëninen në kohë të të drejtës së tyre qytetarëve.
"Në total nga momenti i funksionimit të platformës janë regjistruar 33,336 çështje, kërkesa, ankesa dhe adresime të llojeve të tjera. Në platformë është edhe dritarja për studentët. Janë mbi 800 vende pune të lira në administratën publike dhe do ketë hapësira për studentët me 9 dhe me 10. Janë marrë rreth 643 masa ndëshkimore dhe mbi 300 janë të larguar nga puna në administratë, pasi nuk i kanë dhënë në kohë zgjidhje problemeve të qytetarëve“- tha Rama.
Edhe gjatë takimit të sotëm,një prej qytetarëve të pranishëm ka treguar lidhur me problemin e tij me legalizimin e pronës së tij, problem që e kishte zanafillën që në vitin 2005.
"Kam që në 2005 që zvarritem. Shkova aplikova dhe më kishin çuar në Kashar, banues në Kashar. Unë vendali në Tiranë. Ia certefikata, vetëm falë këtij burri këtu,"- tha qytetari.
"Faleminderit për fjalët e mira. Por nuk është falë meje por procesit që po zgjidh mijëra halle që përndryshe nuk do të ishin zgjidhur. Platforma bën që gjithkush të mos sorrollatet dhe të ketë kontakt të drejpërdrejtë me qeverinë," - e mbylli Rama.
Nje nga format me efikatese te qeverise Rama, eshte dhe platforma per mire qeverisjen , qe konkludon ne zgjidhjen e problemeve te qytetareve si dhe ndeshkimin e punonjesve te korruptuar te administrates . Vrejtja eshte se ne bashki te shumta ,administrata emerohet ne baze te nepotizmit dhe jo ndershmeruse dhe aftesise . Forme tjeter me te mire per qytetaret nuk ka . Halabaket e administrates e kane vendin ne burg dhe as ne rruge

Përgjigju