Bashkëqeverisja, Taulant Balla thërritet në “interpelancë” për problemin e shkollës në Xibrakë

Bashkëqeverisja, Taulant Balla thërritet në “interpelancë” për problemin e shkollës në Xibrakë

Deputeti,Taulant Balla, duke parë nga afër gjendjen e mjerueshme të shkollës fillore në Xibrakë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet shkolla e fshatit Xibrakë (e epërme), në Elbasan. Shkolla është shkatërruar totalisht dhe për pasojë prej shumë vitesh mësimi zhvillohet në një ambient privat, ish-lokali i fshatit, i cili gjithashtu s’ka asnjë kusht për fëmijët e ciklit fillor, që mësojnë këtë vit në këtë shkollë. 

Pas kërkesës së banorëve për një "interpelancë" lidhur me problemin e shkollës, Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini diskutuan me banorët e fshatit Xibrakë, për rrugën më të mirë të zgjidhjes së këtij problemi. Balla i premtoi banorëve që viti i ri shkollor do të fillojë me një shkollë të re dhe sipas tij, përparësi kryesore është cilësia e mësimdhënies dhe kushtet në të cilat mësojnë nxënësit.

"Komunikova me banorët për rëndësinë e cilësisë së mësimdhënies dhe kjo do të jetë përparësi për ne. Por po ashtu, për ne janë po aq e rëndësishme edhe kushtet në të cilat mësojnë fëmijët. Shkollën do ta lëmë në fshat, nëse cilësia e mësimit është ajo që duhet. Meqënese për fëmijët e ciklit fillor rruga deri në Xibrakë të poshtme është e vështirë, banorët ranë dakord që të vendosin një vend të përshtatshëm që ka mirëkuptimin e të gjithëve, për t’u ndërtuar shkolla. Të caktojmë vendin dhe ju jap fjalën që viti i ri shkollor fillon në një shkollë të re", deklaroi Balla.

Duke qenë se rruga deri në Xibrakë të poshtme është me një pjerrësi të madhe, ndaj dhe transporti herë -herë bëhet i pamundur, për këtë arsye u vendos që shkolla e ciklit fillor të qëndrojë në fshat
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK