PRISHTINË - Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi priti sot në takim Shefin e EULEX-it Gabriele Meucci, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht në sistemin e drejtësisë.
Sipas KosovaPress, vëmendje i është kushtuar reformave në infrastrukturën ligjore, bashkëpunimin e mëtejshëm mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it si dhe bashkërendimin e aktiviteteve, procesin e liberalizimit të vizave dhe pallatin e drejtësisë.
Ministri Kuçi theksoi se, gjatë këtij mandati fokusi qendror do të jetë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe çështjet civile, ndaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim në të gjitha fushat e drejtësisë me institucionet përkatëse dhe EULEX-in.
Edhe Shefi i ri i EULEX-it, Meucci, është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur EULEX me Ministrinë e Drejtësisë.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim, forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.
Në fund të takimit, palët u pajtuan për vazhdimin e punës së Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit dhe përgatitjet për Dialogun e Strukturuar me BE, si aktivitete të rregullta ndër institucionale. /ATSH/
/Shqiptarja.com