Bashkëshorti i Esmeralda Uruçit:
Ja si fitova ndaj shpifjes së RD-së

Bashkëshorti i Esmeralda Uruçit:<br />Ja si fitova ndaj shpifjes së RD-së<br>
Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës në qeverinë "Nano", Esmeralda Uruçi ka rrëfyer në studion e Report Tv shifjet e Rilindjes Demokratike ndaj bashkëshortes së tij dhe zvarritjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për dëmshpërblim. 

Uruçi tha se RD-ja kishte hedhur shpifje ndaj bashkëshortes së tij e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte kandidate për deputete në logon e PS-së. Ai tha se i ishte drejtuar disa herë kësaj gazete që të tërhiqte shpifjet, por përgjigjja që kishte marrë kishte qenë se "jemi në fushatë elektorale". Drejtësia për Esmeralda Uruçin, e cila ka humbur jetën në një aksident rrugor në vitin 2012, u bë pas vdekjes, kur përmbarimi ekzekutoi vendimin e marrë nga gjykata në vitin 2003, duke bllokuar llogaritë bankare të Rilindjes Demokratike pas 14 vitesh kalvari.

Aksidenti, qeveria 'Berisha' premtoi 6.7 mln lekë, s'u dhanë kurrë
Një nga periudhat e vështira të familjes Uruçi ka qenë aksidenti i dy bashkëshortëve në vitin 2012 në autostradën Tiranë-Durrës. Nga ky aksident, humb jetën pas disa ditësh në gjendje koma ish-ministrja. Dashamir Uruçi kujton se qeveria "Berisha" akordoi një fond 6.7 milionë lekë për kurimin e ish-ministres, por këto lekë sipas tij nuk u dhanë kurrë. 

"Berisha ka dhënë një shpërblim në atë kohë për ngjarjen e rënë. Ramë dy veta në koma. Bashkëshortja më vdiq. U dha një ndihmë, por është e çuditshme që nuk u aprovua një vendim. Janë 6.7 milion që u dhanë për trajnimin e gruas sime të ndjerë dhe nuk u morën. As të majtët as të djathtët që e dhanë nuk e çuan në fund këtë vendim. Të mos respektosh vendimin e vendosur nga kreu i qeverisë është kulmi".

VIDEO/ Intervista e plotë, I ftuar në studion e Report Tv, Dashamir Uruçi

Në 2003 i jeni drejtuar gjykatës duke paditur Rilindjen Demokratike për shpifje, ku konsistojnë këto akuza të organit zyrtarë të PD ndaj jush dhe familjes tuaj?
Pas zgjedhjeve të 2001, RD pati botuar disa shpifje ndaj meje, ndaj familjes time. Kërkova të dija pse, por kërkova që ishin në funksion të zgjedhjeve, në kuadër të kandidates, e cila ishte bashkëshortja im. Akuzat ishin të paqena. I njoftova që t’i tërhiqnin, por atë kohë një deputet më tha se jemi në fushatë, pra kjo ishte e padrejtë. Atëherë iu drejtova gjykatës për këto shpifje ndaj meje dhe familjes. Kaluan të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe kjo gazetë u gjobit 10 mln lekë të vjetra. Si shumë procese gjyqësore, qëndrime që mban drejtësia shqiptare, për 14 vjet më radhë, megjithëse i kaloi përmbarimit, kjo llogari, edhe pse RD u dënua për shpifje, nuk u bë asnjëherë. Pas krijimit të përmbarimit gjyqësor, e çova te një nga zyrat e përmbarimit gjyqësor e cila operoi dhe menjëherë vuri sekuestro për fondet e gazetës. Në fakt duhet shpjeguar se përmbarimi nuk e ka vënë sekuestron mbi gazetën, sepse ajo është një aneks RD sh.p.k, pra kompania në tërësi.

Cilat janë vendimet e dhëna nga shkalla e parë dhe shkallët e tjera?
I kam kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit. Bëra padi edhe në Gjykatën Kushtetuese. Dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit më dhanë të drejtë për padinë time që ishte një fyerje publikisht ndaj një qytetari të pafajshëm. Me krijimin e përmbarimit privat, u fut në efiçencë padia ime, u fut në efiçenvë vendimi i gjykatave shqiptare dhe i kanë bërë një ndalim të llogarive bankare. De facto, ky bllokazh i llogarive bankare, nuk është një bllokazh real, për faktin se deri një vit ata e kanë shoqëruar derdhjen e fondeve, 500 mijë lekë, me pagesat e gazetarëve dhe në këtë rast deri në një vit nuk mund t’ia marrësh. I jepet kohë sipas ligjit edhe një vit tjetër kësaj redaksie për të bërë pagesat sipas vendimeve të gjykatave shqiptare. Konstatoj që është përdorur rasti i vendimeve gjyqësore për të bërë një show mediatik në funksion të RD-së. Unë nuk e lexoj më këtë gazetë që nga shpifjet ndaj bashkëshortes time. Nuk ka lidhje problemi as me kryeministrin, as me ministrin dhe me asnjë, është thjeshtë një vazhdë e një aktiviteti për zbatimin e ligjit për një dëmshpërblim për një fyerje të bërë ndaj personit tim. 

Kanë vijuar sulmet nga kjo gazetë edhe në vijim ndaj jush apo bashkëshortes?
Më njoftoi një avokat, se ka dalë një artikull me tre kolona ku ishte bërë qimja tra, bile është vështirë për të kuptuar problemin nga artikulli. Është një kamuflazh për ta përdorur bllokimin e Rilindjes sh.p.k për qëllime politike. Dhe përdorimi i kryeministrit, ministrave e me radhë është për t'i dhënë përmasa në interes të një force politike.

Çfarë masash dëmshpërblimi vendosi gjykata?
Përpara 13-14 vitesh kanë qenë 10 milion lekë të vjetra. E çova në përmbarim shtetëror për ekzekutim. Në presionin e politikës, përmbarimi shtetëror nuk ka funksionuar. Kur u krijua shërbimi përmbarimor privat, kalova dosjen për ekzekutim. Jam interesuar vazhdimisht, por asnjëherë nuk është realizuar dhënia e këtij dëmshpërblimi familjes sime. 

Ka munguar përgjigje nga qeveria?
Nuk ka lidhje me qeverinë kjo.

Duhet të kundërpërgjigjet qeveria që nuk ka lidhje?
Nuk e di  por më duket e panevojshme. Nuk ka përzierje të qeverisë. Një qytetarë, Uruçi ka paditur një gazetë për fyerje. Nuk e durova fyerjen dhe ju drejtova drejtësisë, ajo dha vendim në favorin tim. Por përmbarimi nuk veproi.

Problemin e keni me RD?
Nuk e kam personale. Artikullin në atë kohë e ka bërë njëri që ishte aktivist i PD-së. Një figurë që nuk meriton vëmendje. Ky person nuk më intereson. Çështjen e kam pasur me gazetën. Kemi pasur raporte për me ata për ta tërhequr çështjen, por nuk e tërhoqa sepse isha i prekur ne sedër.

Keni pasur komunikim me drejtuesit e gazetës para se ta dërgonit çështjen?
Po, kam pasur dhe më kanë thënë mos i vër re se jemi në fluks për shkak të politikës. Por ata i bënë padrejtësi një qytetari. Për këtë unë kërkova drejtësi. Për mua nuk ka rëndësi gazeta, unë u fyeva dhe për këtë kërkova drejtësi

Pra, më shumë ju intereson drejtësia se sa dëmshpërblimi?
Unë kërkoj që të më shlyhet dëmi moral që më ka shkaktuar ajo gazetë.

I keni ruajtur dokumentet?
Të gjitha i kam. Berisha ka dhënë një shpërblim në atë kohë për ngjarjen e rëndë. Ramë dy veta në koma. Bashkëshortja më vdiq. U dha një ndihmë, por është e çuditshme që nuk u aprovua një vendim. Janë 6.7 milionë lekë që u dhanë për trajtimin e gruas sime të ndjerë dhe nuk u morën. As të majtët as të djathtët që e dhanë nuk e çuan në fund këtë vendim. Të mos respektosh vendimin e vendosur nga kreu i qeverisë është kulmi.

Kush duhej ta zbatonte urdhrin?
Në atë kohë u ngarkua Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave. Kontaktova me ministrat e të dy ministrive. Pritja ishte e mirë, por nuk gjeta zgjidhje. Ministria e financave ia kishte kaluar Ministrisë së Drejtësisë. Kemi vendime me firmë të kryeministrit që nuk janë zbatuar

Në çfarë faze janë gjyqet mes jush dhe gazetës?
Të thuash që janë bllokuar rrogat e gazetarëve nuk është e vërtetë. Janë bllokuar llogari të bankare e RD si sh.p.k. sipas ligjit shqiptar nuk mund ta ndalësh rrogën e gazetarëve deri në një vit. 

Redaksia Online
j.sh-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë