PRISHTINË- Eksperti i kriminalistikës Hajrullah Tërnava tha në Report Tv se bashkëshorti i Lirdona Murselit, i cili kishte planifikuar vrasjen e të resë për 30 mijë euro, duhet të marrë dënim maksimal. Vrasja me një skenar si nëpër filma, ka nxitur shumë reagime në rrjet mbi debatin për rikthimin e dënimit me vdekje, madje vetë eksperti Tërnava shprehet se për një rast të tillë ministria duhet të analizojë situatën për të lejuar një dënim më të rëndë, edhe si ekzekutimi.
“Duhet më u dënuar maksimalisht. Duhet që edhe ministria të analizojë veprimet e përgjithshme kriminale dhe të mund të lejojë edhe ndonjë dënim më të rëndë, ndonjë ekzekutim, që ti japë shembull gjeneratave. Unë jam për dënim të përjetshëm, por edhe më të rëndë. E pret ai dënim”, tha ai.
Në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj, thotë se sarsyet që e kanë çuar Naim Murselin drejt vrasjes së bashkëshortes janë shumë herë më të thella nga çfarë diskutohet se sigurimi e çoi atë të ndërmerrte këtë akt.
“Kjo ngjarje është zhvilluar sipas planit të burrit të saj. Krah asaj që thanë që ka qenë e siguruar në Suedi, dhe po shkonka rreth 1 mln me i përfitua, ato janë pikëpyetje e madhe, se sigurimi nuk është aq naiv. Këtu ende fshihet dhe kanë me dal në sipërfaqe diçka më e fshehtë që opinioni nuk ed i, supozohet se në të ardhmen, ajo grua ka pasur konflikt me burrin e vet, se ky burrë për veprat e kaluara, ajo mbase e ka kërcënuar që mund ti tregojë. Është pikëpyetje. Sekret shumë më i madh, edhe për aspekte e xhelozie e morali, nuk mundet njeriu me paguajtur 30 mijë euro. Është vra sepse i ka ditur prapavijat e thella, të krimit se me ca ai është duke u marrë. Ka ekzistuar si rrezik që po i publikon”, tha ai.