TIRANE- Ilda Zhulali, gruaja e Aldo Bumçit ka bërë një letër lamtumire për zyrën e saj, pasi ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Jashtme, në të cilën është punësuar në kohën e socialistëve më 2001. “Po ju rrëmbej veç një moment, për t’ju njoftuar se unë po largohem nga Ministria e Punëve të Jashtme. Tetori i 2001 më solli këtu, tetori 2013 po më shpie diku gjetkë. Çdo ditë, edhe sot, edhe nesër me mirënjohje falënderohem që m’u ofrua mundësia për të punuar në MPJ.

Falënderohem që m’u besuan, posaçërisht, dy projekte që do të ishin ëndrra e çdo diplomati, dhe që ndodhin veç një herë e askurrë më, ndjekja e procesit të pavarësimit të Kosovës dhe e liberalizimit të vizave me BE”, shkruan Zhulali.

Ajo e ka cilësuar përvojë në diplomaci të mrekullueshme, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe ndarë me ta gëzimet dhe shqetësimet e punës. “Ju siguroj se përherë dhe vërtetësish jam përpjekur të jap më të mirën time, njerëzore aq sa është. Ju falënderoj dhe mirupafshim, shpejt…”, thotë ajo. Duke vlerësuar një rikthim të shpejtë në diplomaci.

(Ne foto: Ilda Zhulali)

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)