Bashkëshortja vetëvritet në Tiranë, si e mori vesh lajmin gjyqtari Dritan Hallunaj (Detaje)

Bashkëshortja vetëvritet në Tiranë, si e mori vesh lajmin gjyqtari Dritan Hallunaj (Detaje)

vendi ku u gjet trupi i pajete i bashkeshortes se gjyqtarit

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, i cili kaloi një ditë më parë me sukses provën e vështirë të vettingut u përball sot me një lajm tejet të trishtë.

Report Tv mëson se gjyqtari i Krimeve të Rënda ndodhej në qytetin e Shkodrës kur mori vesh se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve, të cilët jetonin një kat sipër së bijës.

Burimet saktësojnë për Report Tv se Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar tek prindërit e tij.

Me të mësuar lajmin tragjik ai është nisur në drejtim të Tiranës.

Burime për ReportTv bënë me dije më herët se 37 vjeçarja Enkelejda Hallunaj prej disa vitesh kurohej për shqetësimet psikike që kishte shfaqur. Në momentin e pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet ti pinte.

Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.

Policia thotë se pista kryesore e hetimeve është ajo e vetëvrasjes për shkak të problemeve shëndetësore. Enkelejda Hallunaj ishte stomatologe prej disa vitesh në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë