Bashkia 1 mln e 250  mijë lekë për
 mobilimin e banesës së Kadaresè

Bashkia 1 mln e 250  mijë lekë për<br /> mobilimin e banesës së Kadaresè
Bashkia e Gjirokastrës ka marrë vendimin se do të akordojë 1 milionë e 250 mijë lekë për mobilimin e banesës së Ismail Kadaresë.

Pas shpalljes së 2016-s si “Viti Kulturor Ismail Kadare” me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Bashkia e Gjirokastrës po merr vedime të njëpasnjëshme në nderim të tij. Ndërsa pritet aprovimi i vendimit nga këshilli baskiak për ngritjen e shtatores së Ismail Kadaresë në një nga sheshet kryesore të Gjirokastrës, kthimi i shtëpisë së tij të lindjes në shtëpi muze është bërë fakt. Pritet të bëhet vetëm mobilimi dhe përurimi me rastin e ditëlindjes më 28 janar të këtij viti.

Duke iu referuar deklaratës zyrtare të kësaj bashkie citojmë se “Autoriteti Kontraktor: Bashkia Gjirokaster me adrese sheshi i Cercizit, tel 084 26 35 00: fax 084 26 37 96
Procedura e Prokurimit eshte: Mallrat ,Kerkese per Propozim (prokurim elektronik) Objekti: “Mobilim i baneses se Kadarese ” Fondi limit pa TVSH : 1 250 000 leke pa t.v.sh.

Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur më tej se “Hapja e Ofertave do të bëhet në date 08.01.2016 ora 09.00 në ëebsitin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik:

www.app.gov.al Zyra e prokurimeve kati II Bashkia Gjirokastër. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: data 08.01.2016 ora 09.00. Janë planifikuar shumë veprimtari të tjera për të cilat Bashkia e Gjirokastrës do të grantojë finacimin në  kuadër të 80–vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh (më 28 janar të vitit 1936).
 
gjirokaster
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin