Gjatë orëve të pikut, inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur edhe 8 gjoba, pas 18 të tjerave që u vendosën gjatë orëve të paradites deri në orën 11.00 për disa nga linjat qytetëse, të cilat nuk kanë respektuar 10 kushtet e Bashkisë së Tiranës.
Deri në orën 18.00 të ditës së sotme janë vendosur gjithsej 26 gjoba, bën me dije bashkia, për mosrespektim të frekuencave në stacionet e autobusëve, probleme me sistemet e ngrohjes të mjeteve dhe mungesë të uniformave apo shenjave të identifikimit të mjeteve.
Përmes një njoftimi për shtyp sqarohet se respektimi i kushteve të vendosura nga Bashkia e Tiranës do të vijojnë të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë rigoroze nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo problem lidhur me shërbimin e transportit urban në kryeqytet.
Gjobat e vendosura deri në orën 18.00
Linja e Tirana e Re, autobusët me targa: AA477 LK; AA476 LK; AA958 LN
- Mjete të pacertifikuara
- Mungesë të shenjave të identifikimit
Linja Mihal Grameno, autobusi me targë: AA927 EN
- Mungesë e personelit me uniformë
Linja e Saukut, autobusët me targa: TR 3118U; TR 3117 U
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja Kombinat-Kinostudio, autobusi me targë: AA072 JC
- Mungesë e personelit me uniformë
Linja Qytet Studenti, autobusi me targë: AA846 KN
- Mungesë e personelit me uniformë
Deri në orën 11.00, vendosen 18 gjoba
Bashkia e Tiranës ka nisur sot monitorimin e zbatimit të kushteve të vendosura prej saj për operatorët e transportit urban qytetas, në funksion të përmirësimit të shërbimit. Nga verifikimi në terren i inspektorëve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash administrative për disa nga linjat qytetëse që nuk kanë respektuar kushtet.
Deri në orën 11.00 janë vendosur 18 gjoba gjithsej, si dhe janë larguar nga detyra dy punonjës të Linjës së Unazës dhe Linjës së Sharrës, për sjellje të keqe me qytetarët.
Gjobat e vendosura nga inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit përfshijnë: mosrespektim të frekuencave në stacionet e autobusëve, vonesa në lëvizjen e autobusëve, probleme me sistemet e ngrohjes të mjeteve, si dhe probleme të tjera që lidhen me dëmtime brenda mjeteve.
"Bashkia e Tiranës dëshiron të theksojë edhe një herë se respektimi i 10 kushteve të vendosura prej saj do të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë rigoroze nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake. Nuk do të hezitojmë aspak në marrjen e masave administrative dhe vendosjen e gjobave për cilëndo kompani që do të shkelë kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo problem lidhur me shërbimin e transportit urban në kryeqytet", thuhet ne njoftimin zyrtar te bashkise.
Gjobat në linjat konkrete vijojnë si më poshtë:
Linja e Tirana e Re, autobusët me targa: AA 478 LK; AA 987 LN; AA 477 LK; AA 476 LK; AA 417 MA; AA 613 AI
- Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
- Mangësi në mjete
- Vonesa në lëvizje
Linja ish-Uzina e Traktorit, autobusët me targa: TR 7122 U; AA 391 KX
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja e Tufinës, autobusi me targë: AA 263 AK
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja e Institutit, autobusët me targa: AA 693 FK; AA 980 LX
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja Mihal Grameno
- Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
- Mangësi në mjete
Linja Uzina Dinamo-Sharrë
- Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
- Mangësi në mjete
Linja e Unazës, autobusët me targa: TR 5719 U; AA 122 DD; AA 861 DB; AA 862 DB; AA 127 DD
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
- Dëmtime brenda mjeteve
Linja e Saukut, autobusët me targa: TR 3118 U; TR 3117 U; AA 789 AI
- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
- Mjete jo komode
Redaksia Online
(shqiptarja.com)