Bashkia Durrës bën bilancin: Dalin nga shtrati Erzeni e Ishmi, 15 shtëpi në ujë! Përmbytet biznesi në Xhafzotaj, 4 banesa në Sukth! Në Rrushkull u evakuuan 10 persona

Bashkia Durrës bën bilancin: Dalin nga shtrati Erzeni e Ishmi, 15 shtëpi në ujë! Përmbytet biznesi në Xhafzotaj, 4 banesa në Sukth! Në Rrushkull u evakuuan 10 persona

Pamje nga Durresi

1610115744_kkkkkkk.jpg

Bashkia e Durrësit ka bërë bilancin e situatës së krijuar prej reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të shumta kanë dalë nga shtrati lumenjtë Erzen e Ishëm, në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

Në Fshatin Jubë  njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre, në fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona, në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

Ndërkaq i kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion.

Njoftim i rëndësishëm:

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese,  përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

• Në Fshatin Jubë  njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.

• Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona  me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.

• Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

• Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga  reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e  lumit Erzen.

• Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç

• Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.

Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.


Lajmi kryesor:

Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja