Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale

Prej ditësh moti i keq ka përfshirë Shqipërinë ku ka sjellë problematika në shumë qytete. Këtë të premte, shumë prej qyteteve kanë shfaqur problematika me përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Lezhës ku janë përmbytur 2 lagje, ’11 janari’ dhe ‘Besëlidhja’. Gjithashtu lumi Drin ka dalë nga shtrati në disa zona të saj duke përmbytur sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore. Në Lezhë dhe në Shkodër ka shkuar ushtria. 

Përmbytje të mëdha kanë përfshirë dhe qytetin e Vlorës ku lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pazarin e Mifolit. Në Shkodër gjendja paraqitet e vështirë ku është përmbytur rruga e Obotit. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar në Shkodër për të bërë të mundur normalizimin e situatës e për tu ardhur në ndihmë qytetarëve. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës. Përmbytje të shumta janë regjistruar dhe në zonën e Fushë-Krujës ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa prej fshatrave përreth. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dhe disa problematika në qytete të tjera. Në akset rrugore në Elbasan, Kukës e Lezhë ka pasur rrëshkitje dheu por rrugët u pastruan nga autoritetet shqiptare dhe aktualisht janë të qarkullueshme. Pamje të frikshme ofron rruga e Borshit pasi si pasojë e motit të keq, është çarë në dysh. Ajo ishte rikonstruktuar pranverën e kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Moti i keq/ Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata në lumin e Vjosës e qetë, janë marrë masa në rast se duhet të evakuohen banorët (VIDEO)

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha situata në lumin e Vjosës paraqitet e qetë dhe nuk përbën aktualisht rrezik. Ai shton se janë marrë masa për evakuimin e banorëve në rast se do të jetë nevoja.  

"Situata është e qetë, shirat kanë treguar se situata mund të agravojë nëse shirat janë me intensitet të lartë. Në kuotat që jemi në Vjosë jemi në situatë të qetë. Është ende herët për të pasur lajmërime apo për të kryer evakuime. Ne në mbledhjen e shtabit kemi kontaktuar dhe kemi dhënë udhëzime të qarta që ka bërë IGJEUM, ne jemi në gatishmëri për situatat. Ne në Vlorë nuk kemi pasur rrugë të përmbytura, përveç në Bistricë për shkak të hapjes së portave, por është brenda 2-3 orëve është kthyer në normalitet. Janë identifikuar zonat ku duket bërë evakuimi i gjësë së gjallë, janë marrë masat për ta përballuar me sukses këtë situatë në rast përkeqësimi të situatës", tha prefekti.

Ora 18:21
Ministrja Gjonaj: Situata në burgjet e vendit e qetë dhe pa asnjë problematikë nga rreshtjet e vazhdueshme të shiut

1566677066_gjonaj.png

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Ministrja Gjonaj shprehet se janë në gatishmëri maksimale për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e pandërprera në të gjithë territorin e vendit.

"Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë në gatishmëri maksimale për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e pandërprera në të gjithë territorin e vendit.

Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë ka marrë kontakt me të gjitha Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale në të gjitha qarqet e vendit dhe të gjitha strukturat policore dhe civile të burgjeve raportojnë që situata është krejtësisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë problematikë të deritanishme", shkruan Gjonaj.

Ora 18:01
Përmbytjet në vend, FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve

1610125423_4f39981ae07442b3880990e9ba7c64fb1.jpg

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.

Me kërkesë të bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit të I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit.

Aktualisht ka përmbytje të pjesëshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm.

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t'u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura. Në njësinë Ana e Malit janë transportuar rreth 75 banorë.

Gjithashtu, trupat dhe mjetet e batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit.

Të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje bashkive të vënë në dispozicion të gjitha burimet për të përballuar situatën në territoret e tyre pasi e kanë detyrim ligjor.

Ora 17:32
Përmbytjet në Shkodër/ Kryebashkiakja për Report Tv: S'është faji i Bashkisë, por i ministrisë! Ne e kemi bërë punën tonë (VIDEO)

Shkodra është një nga qytet që përmbytet sa herë që ka reshje të dendura të shiut1 Për këtë kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi tha se për këtë nuk është fajtore Bashkia, pasi sipas saj ka bërë punën që i takon.

"Bashkia e Shkodrës është Bashkia që ka punuar më shumë nga të gjithë, nga kanalet të dyta dhe të treta, por kjo nuk është arsyeja e përmbytjes Kemi problem me kanalet e para që nuk janë pastruar asnjë, që s'janë kompetencë e bashkisë po të  Bordit kullues në varësi të ministrisë. Ato të dyta dhe të treta me kemi rreth 80% të pastruara rishtazi, punë që nuk ishte kryer në 30 vite. Kemi një mbingopje të baseni për shkarkimet dhe reshjet, është shkarkuar shumë gjatë kësaj kohë, kemi një tejngopje dhe të territori dhe keni ara është një basen ujëmledhës. Shqetësues është dëmi në disa kultura bujqësore, parashikojmë që në datën 11 të ketë një situatë të agravuar për shkak të rrjedhjes në kaskadë. Kemi hequr pompat nga ujësjellësi në OBOT, ka ndodhur gjatë natë. Kemi filluar ë komunikojmë me banesat që janë në rrezik, por që nuk janë përmbytur", tha Ademi për Report Tv.

Ora 17:08
Përmbytjet/ Kreu i OSHEE: Zona e Plazhit në Durrës pa drita, niveli i ujit është shumë i lartë! Situata delikate

Plator Mehmeti, kreu i OSHEE në Durrës ka folur për Report Tv për situatën e përmbytjeve në Durrës duke thënë se zona e Plazhit është pa energji elektrike.

Janë 3 kabina elektrike janë pa energji elektrike që dje dhe kësisoj 3 pallate nuk kanë drita.

Mehmeti thotë se situata është delikate por po përpiqen që të ndërhyjnë ndonëse gjendja duket e vështirë.

“3 kabina në zonën e plazhit pa energji. 3 pallate që furnizohen nga 3 kabina. Situata aty është shumë delikate. Gjysma është në ujë. Si pasojë e ujit e bën të pamundur furnizimin me energji elektrike.

Niveli i ujit është shumë i lartë. Tentuan dhe para 2 orësh por nuk arritëm.  Specialistët janë në terren dhe po tentojnë që të provojmë dhe njëherë. Rajoni i jonë mund të mbulojë Rrogozhinën deri në Krujë. Është me investime më të shumta. Niveli i ujit shumë i lartë, po punojmë”, tha ai.

Ora 17:01
Përmbytjet në Lezhë, zbarkon ushtria! Bie niveli i ujit në lumin Drin (VIDEO-FOTO)

Me kërkesë të autoriteteve vendore, në Lezhë kanë mbërritur forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. Ushtria është vendosur në qendër të qytetit dhe po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo situatë që mund të paraqitet. Aktualisht vijojnë reshjet e shiut, por ka një rënie të nivelit të ujerave në lumit Drin.

Ora 16:48
Reshjet masive/ Trafik i rënduar në Tiranë (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiu kanë sjellë një fryrje të lumit Lana në Tiranë por nga ana tjetër dhe trafik të rënduar.

Siç shihet nga pamjt e Report Tv, në disa zona në Tiranë ka rradhë të gjata makinash në trafik.

Ora 16:44
Rrëshqitje dherash në Mirditë, banesa rrezikon të shembet ndaj evakuohet një familje! Mund të bllokohet edhe autostrada

Situata e rrezikshme është krijuar edhe në Mirditë për shkak të reshjeve. Në fshatin Klos, njësia Fan në Mirditë, për shkak të rrëshqitjes së dherave një shtëpi rrezikon që të shembet, ndaj është evakuuar edhe  familje.

Ndërkohë që për shkak të dherave dhe afërsisë që ka vendi me autostradën rrezikon që rruga të bllokohet

Ndërkohë që nga Lezha raportohet gjithashtu se përmbytja e fushës se Torovicës ka bërë që uji të deportojë edhe në Shëngjin. Oborret e disa banesave pranë lagjes së portit janë përmbytur nga uji që po deporton nga toka.

Ora 16:15
Rreshjet e dendura të shiut në Tiranë, fryhet lumi Lana (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiu kanë sjellë edhe një fryrje të lumit Lana në Tiranë. Siç shihet në këto pamje që Report Tv, niveli i ujit ka arritur në disa centimetra.

Ora 15:52
Moti i keq/ Përmbytje masive pranë bashkisë së Vaut të Dejës! Nën ujë zona të ‘paprekura’ më parë (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit janë shkaktuar përmbytje masive në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Zona të cilet nuk janë përmbytur asnjëhere më parë sot janë nën ujë. Bëhet fjalë për fshtrat Bushat, Paçram, Hajmel, Nënshat të cilët janë nën ujë. Ndërkaq edhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërkohë që ka prezencë uji në afërsi të banesave.

Të përmbytura janë disa zona në vend, pasi ndonëse po punohet për mbajtjen e situatës nën kontroll nga ana e autoriteteve, rreshjet e shiut vijojnë të bien pa pushim.

Ora 15:18
Bashkia Durrës bën bilancin: Dalin nga shtrati Erzeni e Ishmi, 15 shtëpi në ujë! Përmbytet biznesi në Xhafzotaj, 4 banesa në Sukth! Në Rrushkull u evakuuan 10 persona

1610115744_kkkkkkk.jpg

Bashkia e Durrësit ka bërë bilancin e situatës së krijuar prej reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të shumta kanë dalë nga shtrati lumenjtë Erzen e Ishëm, në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

Në Fshatin Jubë  njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre, në fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona, në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

Ndërkaq i kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion.

Njoftim i rëndësishëm:

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese,  përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

• Në Fshatin Jubë  njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.

• Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona  me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.

• Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

• Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga  reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e  lumit Erzen.

• Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç

• Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.

Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.

Ora 15:15
VIDEO gazmore nga Gjirokastra/ Fusha e futbollit kthehet në një mini-liqen, qytetari e shfrytëzon për të notuar

Një video shumë gazmore nga vjen nga qyteti i Gjirokastrës.

Një qytetar ka shfrytëzuar nivelin e lartë të ujit për shkak të reshjeve nga fusha e futbollit në Derviçan për të notuar.

Ora 14:54
Moti i keq në Elbasan/ Prefekti për Report Tv: Ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse! Situata në kontroll

Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi në një intervistë për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi ka bërë një përmbledhje të situatës në këtë qark, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

"Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave të Pishkash, te aksi Elbasan-Qafë dhe firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës! Aktualisht të gjitha grupet janë në gatishmëri", tha Xhoxhi për Report TV.

Ora 14:38
Bashkia e Durrësit bën bilancin paraprak të dëmeve nga përmbytjet! Numrat e telefonit ku duhet të kontaktojnë qytetarët

Bashkia e Durrësit ka bërë një përmblkedhje të situatës në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiu. Mësohet se si rezultat i daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm janë përmbytur disa banesa e biznese, teksa janë evakuuar rreth 20 persona, duke i sistemuar tek të afërmit e tyre. Ndërkohë ka afishuar të gjithë numrat e telefonit ku qytetarët duhet të tefelonojnë për të marrë ndihmën e nevojshme.

"Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese,  përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

Në Fshatin Jubë  njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.
Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona  me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.
Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.
Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga  reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e  lumit Erzen.
Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç
Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.
Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë", njofton Bashkia Durrës.

Numrat e telefonit në dispozicion

Arbër Braho, Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237
Vasip Çopa, Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639
Adriatiak Velaj, Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905
Aljon Hyskaj, Drejtor  Ndërmarrja Rruga 0694702377
Andri Cerri, Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696
Gerald Dautaj, Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301
Albert Bukaçi, Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510
Behar Xheja, Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001
Serdi Maksuti, Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584
Kujtim Shahini ,Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775
Muhamet Çyrbja, Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563
Rrapo Osmani, Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088
Aurel Alimadhi,Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413
Muharrem Sula, Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316
Fabian Kurti, Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998
Ilir Beqja Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771
Kadri Gjyli, Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600
Sali Doda, Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898
Ramazan Sula, Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332

Ora 13:47
Moti i keq, zv. Drejtori i ARRSH-së: Në rrugën e Borshit do bëhet ndërhyrje e menjëhershme! Kemi marrë masa për ditët në vijim

Zëvendës drejtori i ARRSH-së, Erion Koka në një intervistë për Report Tv ka shpjeguar situatën aktuale të disa prej akseve rrugore të vendit pasi janë përfshirë nga reshjet masive të shiut.

Ai thotë se aktualisht janë shfaqur problematika në disa prej akseve. Gjithashtu ai foli dhe për rrugën e Borshit e cila pësoi çarje gjatë ditës së sotme për të cilën u shpreh se autorititeti rrugor do të ndërhyjë menjëherë për të bërë të mundur rregullimin e saj.

Koka u shpreh se ARRSH ka marrë masa dhe për ditët në vijim për të mbajtur në kontroll situatën.

“Në rajonin verior, akset e Tropojës kemi pasur reshje bore dhe kanë arritur në trashësinë 30 cm. Gjatë natës është bërë pastrimi i rrugës, kanë filluar dhe reshjet e shiut duke e bërë këtë aks të qarkullueshëm. Peshkopi-Dajreç ka pasur problematika për shkak të reshjeve të shiut me intensitet  të lartë dhe prezencën e ujit në rrugë. Në Lezhë-Shkodër, Han i Hotit-Tamarë ka pasur reshje shiu, kemi pasur rrëshkitje në rrugë por nuk ka përbërë problem. Janë marrë masa për të vendosur sinjalistika provizore për të mos pasur probleme në qarkullime. Në Borsh ka pasur një rrëshkitje të madhe të një pjese të rrugës. Gjysma e karrexhatës ka rrëshkitur.

Do bëhet një ndërhyrje emergjence për të ndërhyrë dhe për të rregulluar. Situata është alarmante në atë pjesë por autoriteti rrugor nuk do të largohet prej aty. Gjithmonë autoriteti rrugor do të ndërmarrë një hetim. Do të shohim se çfarë ka ndodhur. Rruga mund të jetë rikonstruktuar por duhet parë arsyeja pasi mund të jetë rikonstruktuar vetëm pjesa e asfaltit. Këtu kemi një rrëshkitje masive të këtij segmenti. Që me fillimin e mirëmbajtjes dimërore që fillon nga muaji nëntor dhe përfundon në muajin mars, ne jemi përgatitur për skenarë të tilla. Ne jemi të përgatitur për tu përballur me këto situata. Ne jemi të përgatitur për këtë punë. Në Shqipëri janë angazhuar rreth 500 mjete. Janë 5000 ton kripë” – tha Koka.

Ora 12:30
Prefektja e Shkodrës, për Report Tv: Situata po menaxhohet mirë, jemi 24 orë në monitorim

Për prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, situata është nën kontroll në të gjithë qarkun. Duke folur për Report Tv, prefektja tha se ka ditë që po monitorohet situata dhe kjo ishte e pritshme.

"Fryrja e Liqenit të Shkodrës që ka sjellë rritjen e Bunës që ka sjellë përmbytje. Jemi në pikun e situatës kritike. KESH-i dhe kaskadat e tij që megjithëse ka një numër të madh prurjesh ata po e menaxhojnë mirë dhe ato që shkarkohen. Situatë e shkaktuar nga shiu dhe fryrja e Bunës", tha Prefektja.

Ora 12:22
Hapja e portave të HEC-eve, administratori i KESH: Nuk kemi impakt në zonën e Shkodrës! Nuk shohim probleme për ditët në vijim si efekt i shkarkimeve

Lidhur me situatën e përmbytjeve në Shkodër dhe për hapjen e HEC-eve për shkarkimin e ujit, administratori i KESH Benet Beci u shpreh për Report Tv se situata nuk është shqetësuese. Gjatë një interviste për Report Tv, Beci shpjegoi shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ai tha se edhe për ditët në vijim nuk do të ketë problem nga këto shkarkime.

“Situata është në menaxhim të plotë. Nuk kemi asnjë ngjarje shqetësuese. Është një pritshmëri e jona për këtë situatë. Sot kuotat në Vaun e Dejës janë normale, janë 74.5 metra, kuota e ujit në Koman janë 173.5. Mbrëmë edhe sot ka pas prurrje natyrale shumë të larta 3200 m kub në sekond. Është shifër shqetësuese. Shkarkimet nga Vau i Dejës janë minimale vetëm 300 metra kub në sekond nuk ndikon fare në pjesën e përmbytjeve. Kemi operim normal të KESH, po punojmë me të gjithë turbinat. Shkarkim minimal në Vaun e Dejës. Në krahasim në situatat e mëparshme kemi rezerva që prurjet në pik të kenë mundësi të absorbohen nga kaskadat. Nëse kemi pasur mbi 3000 metër kub prurje mbrëmë dhe kemi lëshuar 300 në Bunë. Sot kemi arritur të mbajmë një sasi të madhe uji. Nga ana jonë ne jemi të kënaqur që nuk kemi impakt nga ne në Shkodër. Ne kemi skenarë të përcaktuar dhe masat paraprake që do të marrim për menaxhimin e situatës. Ne nuk shohim për ditët në vijim problem që të ketë shkarkimi i HEC-eve" - tha Beci.

Ora 11:56
Rrëshqitja e dherave në Lezhë/ Pjerin Ndreu: Rrezikohen disa banesa, situata e rëndë! Prioritet shpëtimi i jetëve

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë për Report Tv ka folur rreth situatës së rrezikshme të krijuar në lagjen e spitalit në Lezhë pasi kanë rrëshqitur dherat.  Sipas tij situata është e rrezikshme.

"Është një zonë në lagjen e spitalit, ka rrëshqitur dheu dhe rrezikon disa banesa. Nëse agravon situata mund të jetë shumë problematike. ajo që na shkon në mendje fillimisht është evakuimi i njerëzve dhe parandalimi i pasoja në jetë njerëzore.  Shpresojmë që moti të na lërë kohë për të ndërhyrë. Po i qëndrojmë pranë njerëzve, po vazhdojmë ta bëjmë gjatë gjithë kohës. Qytetarët të të eliminojnë sa më shumë të jetë e mundur lëvizjet", tha ndër të tjera Ndreu.

 

 

Ora 11:22
Situata e rëndë/ Një familje evakuohet në Lezhë, uji merr para një motor dhe shpëton për mrekulli drejtuesi

Në Lezhë situata e krijuar nga reshjet është shqetësuese. Mësohet se një familje nga Dajçi është evakuar pasi banesa e tyre është përmbytur.

Ndërkohë një person ka rrezikuar jetën teksa po kalonte ne motor, i cili është marrë para nga uji dhe ka ndaluar në cep të rrugës falë një mbrojtëse anësore.

 

Ora 11:15
Reshjet/ Kreu i Njësisë Ulëz: Situata mund të bëhet katastrofike, prurja në hidrocentral më e madhe seç po shkarkohet

Për situatën e krijuar nga reshjet ka folur për Report Tv, edhe kreu i Njësisë Administrative Ulëz, Eldorin Shpani. Shkarkimet nga HEC-et në Ulëz dhe Shkopetit kanë nisur rreth ores 9 të mëngjesit të ditës së sotme. Po shkarkohet nga dy porta nga 500 deri në 600 metër kub ujë në sekondë. Shkarkimet kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Mat duke ngritur alarmin për përmbytje në zonën e Bregut të Matës në Lezhë dhe Fushë-Kuqes në Kurbin. Aktualisht nuk ka probleme dhe po monitorohet e gjithë argjinatura.

"Prurja e ujit është më e madhe seç po shkarkohet në hidrocentral. Situata është shumë sheqetësuese. Me gjithë këto reshje mund të bëhet katastrofike", tha ndër të tjera ai.

1610101095_ulez2.jpg

1610101103_ulez1.jpg

Ora 10:41
Ademi: 1600 hektarë tokë e përmbytur, probleme në disa zona

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një pasqyrë të situatës së përmbytjeve atje. Duke folur për mediat Ademi deklaroi se

"Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi një rritje të madhe nga mbrëmë. Probleme të shënuara në Obot. Kemi probleme në Muriqan, Velipojë etj. Rruga e Obotit aktualisht është e pakalueshme, ka rreth 60 cm ujë mbi rrugë. Ka një rritje të ujit në liqenin e Shkodrës por deri më tani situata është nën kontroll. ", tha ajo.

Ora 10:32
Reshjet/ Mbërrijnë në Shkodër forcat e ushtrisë

Prurjet si pasojë e reshjeve intensive në lumenjtë Drin e Bunë në zonën e Shkodrës kanë bërë që të mbërrijnë shpejt forcat e ushtrisë.

Mjetet e para të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Obot.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.

Ora 10:29
Reshjet e shiut e dëborës në Kukës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor

Edhe në qarkun e Kukësit vijon të jetë i karakterizuar nga reshjet e shiut dhe të dëborës me intensitet mesatar.

Lartësia e dëborës në Valbonës shkon në 25 cm e në Qafë-Prush 7 cm teksa të gjithë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në segmente të ndryshme të rrugëve keni patur rënie inertesh, bllokime tumbinash. Firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Furnizimi me energji elektrike është i mirë. Furnizimi me ujë të pijshë është normal.

Ora 10:29
Pamje të frikshme/ U rikonstruktua vitin e kaluar, çahet në dysh rruga në Borsh për shkak të reshjeve të shiut

Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë. Aksi rrugor Sarandë-Borsh është çarë në mes duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme. Mësohet se kjo rrugë është rikonstruktuar pranverën e kaluar. ARRSH njoftoi se po punohet për menaxhimin e trafikut. 

Rruga është ndërtuar gjatë viteve 2006 - 2008, ndërkohë që gjatë pranverës së kaluar është bërë riveshje e asfaltit, pasi kishte filluar carje e asfaltit. Rruga është çarë në një segment prej 50 metër.

Në terren ndodhen specialistë të Arsh dhe kompanisë Salillari për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes për normalizimin e situatës. 

"Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.  Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.  Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks", njoftoi ARRSH.

Ora 10:07
Lezhë/ Reshjet e shiut, bien muret e disa banesave! Rrezikohen qytetarë e biznese

Si pasojë e motit të keq dhe rrëshkitjet e dherave, në Lezhë kanë rënë disa mure të banesave duke rrezikuar bizneset dhe qytetarët.

Ora 09:49
Moti i keq, ARRSH njofton mbi qarkullimin rrugor, akset rrugore me problematika: Bëni kujdes për shkak të lagështirës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe qarkullimit rrugor.

Përmes një deklarate, ajo bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë teksa qarkullimi vijon pa problem.

Si pasojë e reshjeve, në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës teksa kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

Gjithashtu në pjesën jugore ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar e për pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh.

Njoftimi i ARRSH-së mbi situatën e reshjeve:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes  dhe po punohet akoma  qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë e rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Ora 09:06
Reshjet e shiut në Elbasan, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore

Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar. Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rrëshkitje të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë.

Firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës dhe është në gatishmëri aktualisht.

Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut.

Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë gatishmëri.

Ora 08:53
Fushë-Krujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati! Përmbyten disa fshatra përreth, uji hyn në disa banesa

 

Shirat e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të dalë përsëri nga shtrati. Situatë mjaft problematike paraqitet në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm.

Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë.

Prej vitesh kjo zonë përmbytet disa herë në vit e asnjë masë nuk është marrë. Administrata e njësisë Bubq është në terren duke monitoruar situatën dhe duke i bërë apel banorëve të marrin masa për një shtim të mundshëm të nivelit të ujit.

Nëse do hapen portat shkarkuese të Bovillës situata do jetë dramatike pasi uji i Bovillës shkarkon në lumin Ishëm.

Ora 08:40
Shirat e dendur, bllokohet rruga që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër

Shirat e dendur që kanë përfshirë vendin prej ditësh kanë sjellë dhe problematika në qarkullim.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër.

Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë e përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore.

Ora 08:39
Përmbytje në Balldre dhe Gocaj, uji vërshon në tokat bujqësore

Në disa zona të Lezhës, lumi Drin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.

Në zonën e ish-fruotres në Lezhë, Balldre dhe Gocaj uji ka vërshuar në tokat bujqësore duke përmbytur dhjetra hektarë.

Ora 08:30
Përmbytjet në Obot të Shkodrës, shkak shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës (VIDEO)

Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës.

Ndërkohë mësohet se ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur  490 hektarë tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Ora 08:06
Reshjet e shiut, lumi Drin del nga shtrati, përmbyt disa toka bujqësore

Reshjet e dendura në Lezhë kanë bërë që niveli i lumit Drin të rritet shumë duke rrezikuar dhe të dalë nga shtrati.

Në disa pjesë të saj ajo ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhe disa toka bujqësore.

Edhe lumi Osum që përshkon Beratin është fryrë shumë dhe rrezikon daljen nga shtrati.

Ora 07:44
Vlorë/ Reshjet e dendura, lumi Vjosë del nga shtrati dhe përmbyt pazarin e Mifolit (VIDEO)

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.

Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës por edhe shtabit të Prefekturës, nëse reshjet do të pushojnë prurjet e Vjosës, nuk do jetë problem për zonën.

Por nëse reshjet vijojnë me intesitet në zonat e Përmetit dhe Gjirokastër atëherë do të kemi një rritje edhe më shumë të nivelit të Vjosës.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/01/2021 22:15

    Nuk e shesin energjine po e derdhin kot gjith ate miresi pervjet enjejta situat drejtora e drejtues hajdute pa pik profesioni

    Përgjigju
  • xhemil pensionisti: 08/01/2021 18:56

    PASTROJENI lanen sepse e keni harruar ,,,nga ATSH E DERI TEK BULEVARDI KA GURE TE MEDHENJ QE PENGOJNE RRJEDHJEN E UJIT....

    Përgjigju
  • aliu: 08/01/2021 18:21

    Ajo rruga ne borsh,,DO BETON NE PJESEN QE KA RRESHQITUR QE TE MBAJE PESHEN E KODRES,,SI BEHET RRUGA PA BETON?????/

    Përgjigju
  • BENI: 08/01/2021 18:20

    A BEHEN pallatet ne maja kodrash,,,ju vrafte zoti mor gomeret e mutit...

    Përgjigju
  • vera: 08/01/2021 18:08

    QEVERIA TE SHESE ENERGJI TANI ESHTE KOHA per te bere ca para...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki