Pas Tiranës, një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, është bashkia e qytetit bregdetar të Durësit. Për vetë pozitën gjeografike, si një zonë e rëndësishme turistike, por dhe si një ndër qendrat urbane më të populluara dhe një zonë e rëndësishme industriale, ku ndodhet edhe porti më i madh i Shqipërisë, bashkia e Durrësit mbart vlera të mëdha në këto zgjedhje lokale, sidomos edhe pas ndarjes së re territoriale.
Në përballjen për këtë bashki, dy kampet politike kanë ndjekur dy strategji të ndryshme në përzgjedhjet e kandidatëve të tyre.
Nga njëra anë koalicioni i majtë, i mazhorancës, që tashmë përveç dy partive kryesore PS dhe LSI ka në gjirin e tij edhe parti të djathta si PDIU apo FRD, ka zgjedhur një figurë të sprovuar në qytetin e Durrësit, si Vangjush Dako, i cili garon për të fituar për herë të tretë bashkinë e Durrësit, që tashmë përfshin edhe disa zona të tjera ruruale me mjaft potencial turistik.
Ndërkohë, në koalicionin e djathtë përzgjedhja ka rënë në një figurë relativisht të re në poltikën shqiptare si Grida Duma, e cila garon për herë të parë për të fituar një bashki, por që më parë ka pasur poste si zv/ministre. Gjithashtu nuk duhet harruar se PD refuzoi të kandidonte një figurë të njohur për qytetin e Durrësit, si deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, i cili megjithatë ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten e së djathtës në Durrës, Grida Duma.
Vangjush Dako, figura 'e sprovuar' e të majtës në Durrës
Kryetari aktual i bashkisë së Durësit, Vangjush Dako u lind në Durrës, më 29.11.1966. Në qytetin e lindjes kreu studimet e mesme. Shkollën e lartë e mbaroi në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Dako është një prej veprimtarëve të lëvizjes studentore të atij viti, që shpërfaqi idealin e një brezi të ri për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Për një periudhë të shkurtër punoi pranë ndërrmarjes së shfrytëzimit të ujërave. Më pas, për një periudhë afro 10-vjeçare, iu kushtua tërësisht nismës private, duke themeluar e zhvilluar veprimtarinë e sipërmarrjes së lirë.
Në vitet 2001-2002, Dako ka drejtuar shërbimin e policisë ndërtimore në qarkun e Durrësit, duke qenë njëherësh anëtar i këshillit të rregullimit të territorit, detyrë prej së cilës u largua me dorëheqje. Në vitet 2004-2005 ka drejtuar zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (hipotekës) të qarkut, detyrë me të cilën gjithashtu është ndarë me dorëheqje.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, Vangjush Dako fitoi si kandidat i PS-së për herë të parë bashkinë e Durrësit përballë kandidattit të PD, Armand Teliti. Gjë të cilën e ripërsëriti në zgjedhjet lokale të vitit 2011, duke arritur fitore ndaj kandidatit të PD, Ferdinand Xhaferrit.
Grida Duma, alternative e re e së djathtës për Durrësin
Kandiatura e Partisë Demoratike dhe aletaëve të saj në Durrës, Grida Duma ka lindur në vitin 1977 dhe në familjen e saj janë tre motra. Dy motrat e tjera janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm Grida ka mbetur në Shqipëri, ku ka përparuar me karrierën e saj politike.
Ajo u martua me profesorin e saj në moshën 20 vjeçare, pasi u dashuruan në fakultet, dhe fryt i martesës së tyre është një djalë. Në fakt, Grida nuk preferon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit, por mban mbiemrin e saj. Pedagogu që u martua me studenten quhet Ilir Shqina, dhe është i njohur në diplomaci. Grida Duma dhe diplomati Ilir Shqina kanë 18 vjet të martuar dhe kanë një djalë.
Grida Duma shkollën e mesme e ka bërë në Durrës dhe më pas vazhdoi Universitetin e Shkencave Sociale departamenti i Filozofisë. Ndërkohë ka një master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës. Në përfundim të qeverisjes së PD, nga viti 2011 deri në 2013 kreu detyrën e zv.ministres së Integrimit, në krah të ministres Majlinda Bregu./atsh/
/Shqiptarja.com