Bashkia e Elbasanit ndër të parat për përfshirjen e grave dhe të rinjve në Europën Juglindore

Bashkia e Elbasanit është vlerësuar  ndër të parat Bashki, në Europën  Juglindore, për iniciativat bashkiake më të mira për përfshirjen e Grave  dhe të Rinjve në qeverisjen lokale, organizuar nga NALAS (rrjeti i  shoqatave të Autoriteteve Lokale ne Europen Juglindore).
Komiteti i Vlerësimit, i përbërë nga ekspertë rajonalë në çështjet  gjinore dhe të të rinjve i dha pikët maksimale aktivitetit "Buxhetimi i  përgjegjshëm gjinor dhe Buxhetimi me pjesëmarrje" në qytetin e Elbasanit dhe arriti në përfundimin se Bashkia Elbasan "tregon përkushtim të  vërtetë për një proces vendimmarrje të buxhetit bashkiak  gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje".
Projekti përfshin shumë aktorë dhe arriti me sukses të rrisë numrin e grave dhe të rinjve që në mënyrë  active morën pjesë në procesin e buxhetimit. Gjithashtu mundësoi rritjen  e përqindjes së buxhetit me impakt direkt të këtij target grupi. Bashkia  e Elbasanit ka implementuar për 4 vjet buxhetimin gjinor. Kjo tregon  përkushtim politik për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë e rritjes së  kapaciteteve.
Iniciativa është parë si një model dhe praktikë e mirë në  Shqipëri dhe mund të aplikohet në vende të tjera." Në 18 Maj 2015, në takimin vjetor të Forumit të Autoriteteve lokale të  Europës Juglindore i cili do të zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë, Bashkiak e Elbasanit do të tërheqë çmimin e marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, presidenti  i NALAS shprehet se qyteti i Elbasanit do të promovohet në NALAS  nëpërmjet platformës së komunikimit dhe vlerësimit, përfshirë publikimin  e praktikave më të mira të bashkive në GENiYouth, gazetën e NALAS.
Gjithashtu aktiviteti i Bashkisë Elbasan "Buxhetimi i përgjegjshëm  gjinor dhe Buxhetimi me pjesëmarrje" do të jetë një rast studimor në kurset e trajnimet e NALAS. /atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’