ELBASAN - Lufta kundër dhunës ndaj grave, është një prej problemeve sociale më të mëdha të shoqërisë sonë. Për këta arsye është organizuar në Bashkinë e Elbasanit, një takim i komitetit drejtues kundër dhunës në familje në kuadër të zbatimit të projektit "Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm për adresimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri".
Takimi u iniciua dhe mbështetet nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Seidini, në bashkëpunim me znj.Iris Luarasi, Drejtoreshë Ekzekutive "Linja e këshillimit për Gra dhe Vajza".
Kryetari i Bashkisë ka theksuar, se dhuna në familje është një problem që kërkon jo vetëm përkujdesjen e bashkisë, por edhe përkujdesjen ligjore, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përkatëse, si dhe ndërgjegjësimin qytetar.
"Çdo bashki e ka për detyrë të organizojë këshilla kundër dhunës në familje dhe grupe teknike të punës që merren rast pas rasti, duke i referuar viktimat e dhunës nga një rast në tjetrin. Unë do doja të përgëzoja këtu Bashkinë e Elbasanit", ka thënë Luarasi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com