LEZHË - Bashkia e Lezhës prej 3 ditësh ka mbetur në errësirë të plotë. Vonesa e buxhetit ka bërë që bashkia të jetë debitore ndaj CEZ Shpërndarje, por nga ana tjeter, kryebashkiaku ankohet se pjesa më e madhe e faturave janë të pasakta.

Prej 3 ditesh institucioni i bashkisë së Lezhës është zhytur në errësirë. Kjo për shkak se ÇEZ u ka ndërprerë energjinë pas debive të akumuluara ndaj saj. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në punën e administratës, ndërsa nuk ka një përgjigje se kur do të rikthehet sërish energjia. Sipas kreut të kësaj njesie vendore, Viktor Tushaj, debia që bashkia e Lezhës ka ndaj ndërmarrjes elektrike është krijuar si pasojë e një përplasjeje që kanë patur me parë me ÇEZ kur ajo administrohej nga çekët, pasi i faturoheshin fatura joreale.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, shumë drejtori në bashkinë e Lezhës kanë pushuar së funksionuari, duke afruar shërbim të cunguar për qytetarët.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)