Bashkia e Tiranës, 500 pako me
ndihma për familjet në nevojë
Në prag të fundvitit reth 500 pako me ndihma u janë shpërndarë dje banorëve të zonave të përmbytura rreth 2 muaj më parë, në njësinë bashkiake numër 11.
TIRANE- Në prag të fundvitit reth 500 pako me ndihma u janë shpërndarë dje banorëve të zonave të përmbytura rreth 2 muaj më parë, në njësinë bashkiake numër 11. Kjo është bërë në kuadër të një humaniteti njerëzorë në prag të festave të fundvitit. Bashkia e Tiranës ka qenë vazhdimisht pranë kësaj zone në nevojë. Familjet e përmbytura nga dalja e lumit të Tiranës nga shtrati, pësuan humbje të mëdha ekonomike duke ngelur paraprakisht pa asgjë. Bashkia e Tiranës ka qenë gjatë gjithë kohës pranë këtyre familjeve duke bërë të mundur zvogëlimin e dëmeve me anë të ndihmave të ofruara nga Bashkia. I pranishëm në këtë zonë ka qenë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo i shoqëruar nga kryetari i minibashkisë nr.11 Haki Mustafa.
Bozdo rikujtoj që tashmë është bërë i gjithë rikuperimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza. Ndërsa përfundimi i rrugëve me shtrimin me çakull është pothuajse në ditët e fundit. Këto nisma janë financuar nga Bashkia e Tiranës e cila edhe në këtë rast nuk ka lënë po shpalosur disa deklarat në të cilat thuhej se qeveria dhe institucionet përgjegjëse kanë qëndruar indiferente ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.
“Gjej rastin t’i bëj një apel edhe qeverisë, kryeministrit Edi Rama, ministrave përgjegjës, që t’i kthejnë sytë nga banorët dhe familjet e kësaj zone. Kanë kaluar tashmë dy muaj dhe asnjë zyrtar i lartë, kryeministri jo e jo por edhe deputetët përkatës të Partisë Socialiste apo të mazhorancës nuk kanë denjuar të bëjnë një vizitë këtyre njerëzve” - deklaroi Bozdo. Rreth një muaj më parë, këshilli bashkiak aprovoj me vota të plota fondin prej 1 milion lekësh të reja që do të ishte në ndihmë të këtyre familjeve. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me angazhimin e saj për këtë minibashki, për të përmirësuar jetën e banorëve, duke i ofruar të gjithë logjistikën që ka në dispozicion.
“Ne kemi parashikuar edhe në projekt-buxhetin e vitit 2014 rikuperimin e disa blloqeve apo kuartallave, investime në çerdhe dhe në kopshte, për të rritur cilësinë e jetës edhe në këtë zonë e cila praktikisht e shikoni është përballur me vështirësitë e shumta por edhe me vështirësitë e përmbytjes” – deklaroi nënkryetari i Bashkisë Bozdo. Bashkia angazhohet se do të jetë vazhdimisht pranë zonave në nevojë ku një nga të këto është edhe zona e njësisë bashkiake nr 11, e prekur nga përmbytjet e dy muajve më parë.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26