Krahas punës që po bëhet prej disa javësh tashme në gjithë atë që do jetë Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën edhe për mbjelljen e pemëve në rrugët e Tiranës.
/Shqiptarja.com
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës janë duke punuar me hapjen e gropave dhe mbjelljen e pemëve në të gjitha rrugët e Tiranës që, ose nuk kanë pasur asnjëherë pemë ose duke zëvendësuar pemët e dëmtuara për shkak aksidenteve rrugore apo shkaqeve të tjera natyrore.
Aksioni po vijon në rrugën “Don Bosko” në Njësinë 9. E njëjta situatë paraqitet edhe në shumë rrugë të tjera të Tiranës, siç është edhe rruga hyrëse për në Qytet Studenti. Bashkia e Tiranës është angazhuar që këtë vit të thyej rekordin për të mbjellë 100 mijë pemë.
[gallery]25080[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO









