Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë për mediat se ndaj Alfred Dalipit do të depozitohet në Gjykatë një padi për shpifje.
"Bashkia e Tiranës falenderon qindra mijë qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, pa dallim bindjesh politike, që u bashkuan në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rendësishme të historisë tonë kombëtare.
Fatkeqësisht kjo frymë feste dhe bashkimi po përballet me avazin e vjetër të përçarjes dhe konfliktit politik që Edi Rama, i verbuar nga xhelozia për atmosferën në Tiranë, ju rikthye sërish dhe zhgënjyeshëm.
Akuzat absurde dhe qesharake janë thjesht dhe vetëm shpifje, që u lëshuan si rrjedhojë e këtij mllefi. Edhe pse zoti Dalipi ishte vetëm zëdhënës i xhelozisë dhe mllefit të zotit Rama, e informojmë se ndaj tij do të depozitojmë në Gjykatë një padi për shpifje” është reagimin e bashkisë.