Bashkia e Tiranës masakron
qentë, peticioni i animalistëve nga vrasësit e Bashkisë|

Bashkia e Tiranës masakron<br />qentë, peticioni i animalistëve nga vrasësit e Bashkisë|
Bashkia e Tiranës prej një jave, përmes një Task Force po ndërmerr vrasjen e qenve të rrugës. Dëshmitë e shumë qytetarëve që janë mbledhur nga animalistët, tregojnë për këtë masakër. Zyrtarisht Bashkia e Tiranës nuk e pranon këtë gjë. Një peticion i firmosur deri tani nga 2000 vetë i është dorëzuar Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për të gjetur metoda civile për trajtimin e qenve.

Qentë në Tiranë dhe kudo në Shqipëri kanë një jetë të vështirë dhe shpesh vdesin nga aksidentet, mungesa e ushqimit, sëmundjet dhe kushtet e vështira të motit. Situata është rënduar shumë më tepër gjatë javëve të fundit, pasi njësi të specializuara të Task Forcës së Bashkisë së Tiranës, filluan vrasjen masive të qenve të rrugës. Ndërkohë që Bashkia e mohon këtë fakt, qytetarët kanë parë qen të qëlluar me armë, kamionë të ngarkuar me kafaze me qen të rrugës, dhe rrugët papritur janë zbrazur nga miqtë dhe shoqëruesit tanë të përditshëm.

Të shqetësuar nga këto ngjarje dhe për shkak të mosreagimit të Bashkisë ndaj kërkesave publike dhe lokale për të ndaluar vrasjen mizore dhe të panevojshme të kafshëve, dashamirës të kafshëve kanë hapur një peticion drejtuar komunitetit ndërkombëtar, i cili kërkon ndalimin e menjëhershëm të vrasjes së kafshëve të rrugës.

Në më pak se 5 ditë peticioni ka mbledhur mbi 2000 firma nga 78 shtete, gjë që tregon që komuniteti ndërkombëtar refuzon në mënyrë të qartë dhe kategorike praktikat që po ndiqen aktualisht në Shqipëri. Personat që kanë firmosur iu kërkojnë autoriteteve Shqiptare të japin një shembull pozitiv në Evropë dhe në rajon, duke përdorur metoda humane për mbrojtjen dhe trajtimin e kafshëve të rrugës, si edhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna njerëzore. Ditën e premte, më datë 2 dhjetor, peticioni së bashku me firmat e 2241 personave që e kanë mbështetur, i është dërguar Sh.T. Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, dhe të nderuarit Z. Kryetar të Bashkisë së Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg