Bashkia e Tiranës, ndihma për familjet në nevojë

Bashkia e Tiranës, ndihma për familjet në nevojë
100 familje në nevojë të kryeqytetit të cilat marrin trajtim në qendra sociale të cilat janë ngritur me nismë të Bashkisë së Tiranës do të përfitojnë për 6 muaj pako ushqimore. Projekti është financuar nga Alpha Bank dhe për 100 familjet në nevojë do të mundësohen pako ushqimore, deri në muajin Tetor.
Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së ushqimeve në qëndrën sociale në kombinat, kreu i bashkisë Lulzim Basha shprehu se kjo nuk është e mjaftueshme por me realizimin e projekteve të cilat kanë nisur të marrin jetë dhe kthimin e bizneseve në Tiranë, do të përmirësohet jeta e qytetarëve në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës është e angazhuar, për të përmirësuar jetën e çdo qytetari në kryeqytet. Duke qenë të vetëdijshëm, se kjo nuk është e lehtë dhe as nuk mund të realizohet në një ditë, ne kemi vënë fort theksin dhe kemi përqëndruar fokusin tonë, tek nxitja e punësimit - tha Basha.
Në ditën e shpallur nga Alpha Bank si ditë e vullnetarizmit, kreu i bashkisë u bëri apel bankave e bizneseve të tjera të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë