Bashkia e Tiranës: Rama lejoi vetë
ndërtimet pa leje, tani prishje selektive

Bashkia e Tiranës: Rama lejoi vetë<br />ndërtimet pa leje, tani prishje selektive
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj prishjes së ndërtimeve pa leje në kryeqytet, duke akuzuar për shembje selektive të objekteve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për betonizim të Tiranës gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë, ky institucion thotë se me aksionin e INUK po lejohen të vijojnë punën objektet e “miqve dhe klientëve të Ramës”. Në një reagim për mediat, Bashkia e Tiranës thotë se “Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, ndërsa si kryeministër di vetëm të bllokojë”.
 
“Edi Rama, njeriu që betonizoi Tiranën nuk mund të mbulojë dështimin me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Njeriu që lejoi për 11 vjet të ndërtohet në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korruptive, sot po i prish në mënyrë selektive. Nuk preken objektet e miqve e klientëve të Edi Ramës dhe as të atyre që vazhdojnë të paguajnë tarifën korruptive. Edi Rama po sjell çdo ditë vetëm varfëri dhe mjerim. Shkatërrimet selektive të Ramës po mbyllin qindra vende pune, ndërsa klientët e Ramës ndërtojnë pa leje e mbrohen nga kryeministri. Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, ndërsa si kryeministër di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE