Bashkia e Tiranës: Rama në orën
e panikut i verbuar nga xhelozia

Bashkia e Tiranës: Rama në orën<br />e panikut i verbuar nga xhelozia
TIRANE - Pas deklaratave të kryeministrit Rama se kryetari aktual i bashkisë prej katër vitesh është inekzistent dhe se nuk ka bërë asgjë që të mbahet mend, ka reaguar bashkia e Tiranës.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, bashkia hedh akuza mbi Ramën duke e quajtur atë kryeministrin më të paaftë dhe të kriminalizuar.

Sipas bashkisë Rama është në panik pasi ora e përballjes po vjen dhe atë e pret ndëshkimi i qytetarëve të Tiranës e të mbarë Shqipërisë.

Reagimi i Bashkisë së Tiranës

Kryeministrit më të paaftë dhe mashtruesit politik më ordiner në historinë e Shqipërisë i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit.

Ky, që betonizoi Tiranën për 11 vite është sot kryeministri që ka krimininalizuar pushtetin, ka rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë. I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bashkë me bllokimin e Bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ndaj sot, është në panik sepse ora e përballjes po vjen dhe e pret ndëshkimi nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve