Bashkia e Tiranës do mbulojë shpenzimet funerale për ata që humbin jetën për shkak të COVID-19

Të gjitha shpenzimet funerale të familjeve që kanë humbur të afërmit prej COVID-19, do të mbulohen nga Bashkia e Tiranës. Gjatë ndarjes së pakove ushqimore për familjet e Kujtim Halilit, Ramiz Kalasë, Zoje e Lutfi Totës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.

“Kam bërë një propozim për mbledhjen e stotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku siguroi se në këtë periudhë nuk do të mungojë ndihma për asnjë familje në nevojë apo të moshuar që jeton vetëm. Ai siguroi familjet që jetojnë në çadra ose në shtëpi-kontenierë, se do të kenë gati shumë shpejt edhe banesat e reja.

“Do ecim pak më shpejt me shtëpitë tani që mbaruam dosjet, pasi pjesa e dokumentacionit është pjesa më e rëndësishme. Shtëpitë e reja që janë bërë, janë më të mira se ato që u prishën  nga tërmeti. Ne do të vazhdojmë me dosjet e shtëpive, pavarësisht virusit”, tha Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet.

Duke komentuar situatën në tregun e Kombinatit, Veliaj deklaroi se masat e marra kanë dhënë rezultat. “Sot ishte si dita me natën. Nuk do lejonim që një lagje dhe një treg të prishë harmoninë e të gjithë Tiranës. Se në qoftë se rregulli po mbahet në gjithë Tiranën, duhet mbajtur edhe në Kombinat, pasi kjo lagje nuk është gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër. Po ta disiplinojmë këtë javë do jetë mirë. Aty bëhet një dezinfektim, secili me` maskë, bën blerjet, sepse nuk është një treg i mirëfilltë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ne Pezë jetojnë në çadra ose në kontenierë rreth 70 familje, ndërkohë që një vëmendje në shpërndarjen e ndihmave u është kushtuar edhe 75 familjeve që janë në listat e  ndihmës ekonomike apo të moshuar të vetmuar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 06/04/2020 20:59

    Ky eshte nje xhest human i Bashkise Tirane,qe tregon respekt dhe nderim per te vdekurit ne kete situate mjafte te rende,qe ka prekur jo vetem vendin tone por muafte vende ane e mbane globit.Nje perkujdesje e tille e Bashkise Tirane, tregon se pushteti lokal gjendet prane halleve qe kane njerzit dhe familjet shqiptare.

    Përgjigju
    • Dashamir Taku: 07/04/2020 08:25

      Je njeriu me imire qe ka bashkia Me Respekt Dashamir Taku Vaqarr

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria