Bashkia e Tiranës fond 5 milionë
dollarë për të rinjtë që hapin biznes
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me partnerët norvegjezë, prezantoi sot në kryeqytet “Crimson Funding”, i cili siguron një fond prej rreth 5 milionë dollarësh në formë kredie të favorshme për zhvillimin e bizneseve të mesme dhe të vogla, ku bashkia financon 25 për qind të tij me qëllim punësimin e rreth 800 personave.
TIRANE - Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës që kanë një ide biznesi, tashmë kanë një mundësi reale për ta bërë atë realitet falë mbështetjes financiare që siguron “Crimson Funding”. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me partnerët norvegjezë, prezantoi sot në kryeqytet “Crimson Funding”, i cili siguron një fond prej rreth 5 milionë dollarësh në formë kredie të favorshme për zhvillimin e bizneseve të mesme dhe të vogla, ku bashkia financon 25 për qind të tij me qëllim punësimin e rreth 800 personave.
Në ceremoninë e prezantimit të fondit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e konsideroi atë si një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që deri më sot, për shkak të burokracive, e kanë pasur të pamundur zhvillimin e ideve të tyre për të bërë biznes. “Kjo është një mënyrë alternative financimi, me fleksibilitet në heqjen e barrierave burokratike, për të asistuar një të ri apo të re me talent, që ka një ide dhe që do ta fillojë ta lidhë jetën dhe suksesin e vet ekonomik me qytetin tonë të Tiranës”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se bashkia që ai drejton do të kontribuojë fillimisht në këtë fond me një shumë prej afro 1 milionë dollarësh, me synimin që në fund të mandatit, vetëm falë projekteve që do mbështeten nga ky fond, të krijohen më shumë se 800 vende të reja pune. “Nëse qëllimi ynë është që të punësojmë 800 vetë, atëherë kjo do të ishte absolutisht një histori suksesi”, tha kreu i bashkisë. Ai shpjegoi se fondi i krijuar falë këtij bashkëpunimi është një mundësi alternative për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që kërkon të zhvillojë një biznes në territorin e Tiranës.
“
Qëllimi ynë janë djemtë dhe vajzat e këtij qyteti, që kanë një ide të shkëlqyer, të cilët deri më sot kanë pyetur veten: Si nuk gjeta një institucion pa burokraci, të më japë një dorë sot për çeljen e biznesin tim”, vijoi kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se nisma të tilla kanë potencialin të ndikojnë dhe ndryshojnë jetët e njerëzve që përfshihen dhe përfitojnë nga këto projekte. Kjo, sipas tij, sepse mbështetja e biznesit të vogël dhe të mesëm do të thotë mbështetje e 99% të gjithë biznesit që zhvillohet në Tiranë.
“A është ky një shpenzim inteligjent për Bashkinë e Tiranës, që 1 milion dollarë t’i heqë mënjanë për një projekt të tillë? Përgjigja është po! Për ne ky nuk është një shpenzim, por një investim, jo vetëm sepse kreditë jepen me normë interesi, por sepse e shohim edhe si një investim në jetën ekonomike të qytetit tonë”, theksoi Veliaj.
Veliaj bëri të ditur se edhe qeveria qendrore ka shprehur interes që të kontribuojë me një shumë të caktuar në këtë fond të veçantë, si një zgjidhje e duhur për t’i dhënë më shumë besim të rinjve dhe të rejave të zhvillojnë idetë dhe talentet e tyre.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
41.3%
-
Të gabuar
52.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 8350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
6 Tetor, 14:01
-
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho
6 Tetor, 13:46
-
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë
6 Tetor, 13:36
-
Përmbytjet në Vlorë/ Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit nga garazhet e përmbytura
6 Tetor, 13:33
-
Nesër protesta e opozitës/ Policia e Tiranës njofton rrugët që bllokohen! Apel organizatorëve dhe protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës
6 Tetor, 13:25
-
Mbi 11 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 29 arrestime dhe procedime penale! 49 pezullime dhe bllokime
6 Tetor, 13:15
-
Sofra pukjane, organizimi i pukjanëve të larguar që nuk e harrojnë vendlindjen
6 Tetor, 12:52
-
Përmbytja e kishës Ortodokse në Vlorë, e mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit! Shikoni videon
6 Tetor, 12:49
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Tirana, një qytet plot jetë dhe energji, të fton ta zbulosh çdo ditë e më shumë
6 Tetor, 12:24
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biblioteka e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Sektori i librave për fëmijë komplet i shkatërruar! Hera e 3-të në 30 vite (VIDEO)
6 Tetor, 12:05
-
Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve
6 Tetor, 11:46
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor, 11:45