Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor dhe në përfundim të afatit 15 ditor që subjektet private kishin për t’u pajisur me autorizim për krijimin e hyrjeve dhe të degëzimeve në rrugët urbane, Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve në rrugët urbane të paautorizuara dhe që bien në kundërshtim me rregullat që përcakton Kodi Rrugor dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Prej disa ditësh skuadra të posaçme të Bashkisë së Tiranës po vijojnë punën duke vendosur kangjella hyrjet dhe daljet e paligjshme nëpër rrugët kryesore të Tiranës, të cilat krijojnë një trafik në qarkullimin e mjeteve si dhe në shumë raste janë bërë shkak për aksidente me rrezik jetën e qytetarëve.
Aksioni ka nisur nga aksi rrugor që nis nga sheshi “Skënderbej” dhe që shkon në drejtim të autostradës, ku dhe janë konstatuar probleme më të mëdha në këtë drejtim. Aksioni është i bazuar në përcaktimet që bënë Kodi Rrugor dhe se veç këtij aksi rrugor ai do të shtrihet edhe në rreth 22 rrugë të tjera në Tiranë. Përjashtim deri më tani kanë bërë hyrjet dhe daljet e shërbimeve spitalore, shkolla apo hyrje në qendra të banuara.
Ndërkohë që të gjitha bizneset, të cilat e kanë pasur akses abuziv dhe të paautorizuara nga instancat përkatëse, do duhet të bëjnë një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas drejtoria përkatëse e transportit, e cila merret me monitorimin dhe përputhshmërinë ligjore të këtyre bizneseve në raport me aksesin që kërkojnë, do të marrë një vendim nëse këto biznese do kenë një akses në atë rrugë kryesore apo jo, apo do ketë një akses alternativ në rrugë dytësore.
Pajisja me autorizim për përdorimin e hyrjeve dhe degëzimeve ekzistuese ose të reja në rrugët urbane, apo rrugë-kalimet e automjeteve në trotuar, është detyrim ligjor i parashikuar në ligjin nr. 8378, datë 20.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si dhe vendimit nr. 153, datë 07.04.2000 të Këshillit të Ministrave “Rregullore e zbatimit të Kodit Rrugor”. Mos pajisja me autorizim nga enti pronar i rrugës në rastet e sipërcituara, kur nuk përbën vepër penale, kundërvajtësi dënohet me masë administrative, sipas përcaktimeve të nenit 22, pika 11 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trafikut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore.
[gallery]23784[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24