Bashkia e Tiranës: Me akuza, Rama
nuk mund t’i ikë përgjegjësisë

Bashkia e Tiranës: Me akuza, Rama<br />nuk mund t’i ikë përgjegjësisë
TIRANE- Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të deputetit Besnik Bare. Në një deklaratë për mediat nga ky institucion, thuhet se “Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për masakrën urbane në Tiranë". Sipas Bashkisë së Tiranës, Rama dha vetë leje abuzive për “çibanë” në gjithë qytetin. Ndërkaq, nuk munguan edhe akuzat se qeveria po bllokon investimet e Bashkisë Tiranë.
 
“Me sulme politike ndaj Bashkisë, Edi Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për masakrën urbane që i shkaktoi Tiranës. Qytetarët e Tiranës po i plasin ditë për ditë në fytyrë këtë të vërtetë të hidhur të betonizimit të Tiranës dhe lejet abuzive që dha për ndërtimin e “çibanëve” në çdo cep të qytetit.
 
E ndërsa vetë s’ka asnjë vepër për të treguar, se s’ka bërë dhe s’po bën asgjë, investon ditë për ditë për të hedhur baltë mbi Bashkinë e për të bllokuar projektet e saj që u shërbejnë qytetarëve të Tiranës pa dallim”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.
 
Duke u shprehur se Bashkia e Tiranës vepron kundrejt ligjit dhe rregullave, shton se “arkitektët e djeshëm të shkatërrimit të këtij qyteti nuk mund të fshihen, duke mashtruar dhe sulmuar Bashkinë”.

Bare: Bashkia jep leje ndërtimi që nuk mbrojnë monumentet e kulturës
Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha se jep leje ndërtimi kundër ligjeve dhe kuadrit rregullator që ruan monumentet e Kulturës. Bare deklaroi se përball Ministrisë së Kulturës Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një pallati 9-katësh, duke mos respektuar ligjin.
 
Sipas Bares kryetari i Bashkisë Lulzim Basha është punëbërësi më i vogël në këto 20 vjet, i cili jo vetëm nuk di të ruajë vlerat historike kulturore të kryeqytetit, por di vetëm t’i zhbëjë ato.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën