Bashkia e Tiranës: Kriteret e reja dhe procedurat për të përfituar kredinë e butë! Bonusi i bebeve do të jepet në formën e shportës

TIRANE- Bashkia e Tiranës do të hapë thirrjen e tretë për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prezantoi edhe me risitë që ka vendimi i ri që u miratua sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Projekti më i rëndësishëm besoj për sot ka të bëjë me hapjen e aplikimeve për sa i përket kredive të buta. Jemi Bashkia lider, jo në Shqipëri, në Rajon në fuqizimin e familjeve të reja teksa marrin shtëpinë e tyre të parë. I kemi rënë lapsit dhe është më mirë që atë qira ta paguash si këst dhe çdo muaj të blesh nga një metër katror të shtëpisë tënde, se sa ta marrësh me qira. Kështu që do të vazhdojmë edhe këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Entin e Banesave, që ne të hapim aplikimet. Sot është data 5, duhen 10 ditë që të zbardhet vendimi, kështu që në datën 15 ne zyrtarisht do të fillojmë të marrim aplikimet për 1000 familje të reja në Tiranë. Qeveria e Shqipërisë dhe ministria ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo. Si tre bankat që mund të procesojnë apelimet, pra qytetarët do të mund të zgjedhin secilën pej bankave. Siç e dini, këstet janë fikse, ndërkohë që Bashkia dhe qeveria do të paguajnë dhe do të amortizojnë normat e interesit, duke i dhënë garanci çifteve të reja sidomos. Të rinj deri në 35 vjeç. Pra ku shuma e të dy anëtarëve të familjes nuk e kalon moshën ose nuk e kalon shumën 70-vjeç. Individë familjeje të minoritetit rom dhe egjiptian, që duam t’i fuqizojmë ose gra që janë kryefamiljare apo gra që janë dhunuar dhe kanë një urdhër mbrojtjeje dhe qoftë edhe për këtë situatë sociale, kërkojnë të kenë një shtëpi më vete, sigurisht që marrin pikë më të avantazhuara dhe besoj që të gjitha detajet i eni në relacion. Besoj që do jetë një vit i mbarë, jo vetëm për të kujtuar 100-vjetorin e Tiranës, por edhe për të futur 1000 familje të reja në shtëpi të reja në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi, e ku përparësi në përzgjedhje kanë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara.  Gjithsesi, në  kriteret e miratuara sot nga Bashkia e Tiranës, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Çdo individ/familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat. Konkretisht, Banka Kombëtare Tregtare do të ofrojë afatin maksimal të kredisë për një periudhë 420 muaj dhe Bankat Intesa San Paolo dhe Raiffeisen, për një periudhë 360 muaj.

Si mund të aplikohet për të përfituar kredi të butë

Aplikimi për të përfituar nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit do të bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që plotësojnë kushtet për t'u trajtuar me këtë program.

-Faza e parë e aplikimit:

a.  Të drejtën për aplikim për përfitimin nga programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet.

 Individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë, kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në ligj.

b. Përveç shtimit të numrit të bankave që do të ofrojnë këtë shërbim , Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Gjatë viteve 2017-2018 janë shpallur fitues 2103 familje.

Të ardhurat maksimale dhe minimale të familjeve

Niveli maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë, jepen në tabelat bashkëlidhur për çdo bashki. Mos plotësimi i kushteve të mësipërme përbën kriter s’kualifikues.

Kohëzgjatja maksimale e kredisë është në vartësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka që do të përzgjedhë subjekti. Numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht nuk do të tejkalojë 1000 (një) mijë familje, kjo bazuar në shkresën me nr. Prot. 18627, datë 17.10.2019, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë mbledhjes Veliaj ka njoftuar se është vendosur që bonusi i bebeve që jepet nga bashkia e Tiranës të mos jenë lek në cash por një shportë brenda së cilës janë produkte të nevojshme për bebet dhe që iu vijnë në ndihmë të gjithë nënave.

“Vendimi më i rëndësishëm Shporta e Bebeve. Në 2019 patë një vendim për të rritur subvencionin për lindjet. Konvertimi i pagesës cash për fëmijët në atë që quhet shporta e bebeve, ku përfshihen produktet kryesore për nevojën e fëmijëve. Në shportën e bebeve përfshihen, pelena, qumësht, biberon, libër për kujdesin e fëmijëve, shampo apo gjëra të tjera të nevojshme”, tha Veliaj.

Ndër të tjera Këshilli Bashkiak ka miratuar bonusin për të strehuar 48 familje, me një vlerë prej 3 milionë lekësh të cilat janë me pamundësi ekonomike. Po ashtu u miratua fondi për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit dhe përmbytjet më pas, ku do të përfitojnë 302 familje. Veliaj iu përgjigj edhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për incidentin në qytet Studenti ku u pengua që të futej në konvikt, duke e cilësuar të padenjë sjelljen e tij. Sipas tij askush nuk futet në konvikt pa marrë leje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)