Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.
Qytetarëve iu rekomandohet
• Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.
• Të mbani qentë të lidhur me lashë.
• Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.
Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.
-
Gjarperinj ka kudo,por shtimi i tyre afer zonave te banuara,apo te frekuentuara,eshte tregues i vetem nje gjeje-brejtesit/minjte dhe minjte shtohen per shkak te pleherave e mbetjeve qe njerezit hedhin kudo ne menyre te papergjegjshme.Doni zhdukjen e gjarperinjve,zhdukni ushqimin kryesor te tyre-minjte dhe ushqimin e minjve-pleherat e mbeturinat ushqimore! Perpiquni te mbani ambientin qe ju rrethon te paster!
Përgjigju -
Bleni iriqé dhe ndonje kafshe qe ha gjarper 5-6 shqiponja dhe vendosini tek liq.artficial ! Helmi kunder gjarprit dhe antihelmi duhet te blihet masivisht tek cdo farmaci dhe te jene falas ne spitale mbi 30 doza
Përgjigju-
DHE NJABm DY TIGRA TRE LUAN DHE LËSHOJINI KE LIQENI ... jeni që jeni blini nji balena e dy peshkaqen...
-









Komente
Komento