Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, Veliaj: Të mësojmë nga historia (VIDEO)

TIRANË - Për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit. 

“Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia. Lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB:  Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj.

Vendosja e depozitave do të lejohet vetëm në rastet kur pas raportit që do të përgatitet me inxhinierë konstruktorë të licencuar, do të ketë miratohet nga shumica e asamblesë së bashkëpronarëve.

Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të liçencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është edhe arsyeja pse do i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e  tyre të bëjë këtë verifikim, do i japim një leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes ose në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe. Ka shumë qytetarë në Tiranë që më thonë: Po nuk jemi ne aq keq sa Laçi e Shijaku, ngaqë kishin parë skenat e kryeministrit që vizitonte disa nga këto ndërtime të tmerrshme. Do e marrim tani këtë vendim, që me shpresë VKB e Tiranës ta përsërisin edhe këto qytetet e tjera, se s’ka nevojë të degradojmë në atë fazë”, deklaroi Veliaj.

Një nga problematikat e hasura nga inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në terren, ishte pikërisht vendosja e depozitave të ujit në tarracat e pallateve duke sjellë jo vetëm amortizimin e këtyre objekteve, por edhe rrezikuar jetën e qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Ujësjellësi pezullon kontratën dhe faturën për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

Shoqëria e Ujësjellës – Kanalizimeve në Tiranë ka marrë një vendim të rëndësishëm për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Për rreth 2200 familje është marrë vendimi për pezullimin e kontratës  si dhe u është falur fatura e ujit së bashku me taksat për muajin nëntor.

Ky vendimi sipas UKT erdhi pas bashkëpunimit me njësitë administrative ku në përfundim të vlerësimeve të grupeve të ekspertëve u konstatuan se banesat e këtyre familjeve janë të pabanueshme.

Ky vendim do të përfshijë edhe familje të tjera nëse banesa e tyre shpallen të pabanueshme pas verifikimeve përkatëse nga grupet e inxhinierëve të ndërtimit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 17/12/2019 13:07

    Sa me shpejt te behet heqja e depozitave sepse katet e siper jane ber pronar prandaj ju lutem te veprohet menjehere pasi po rrezikohet banesa flm

    Përgjigju
  • Arbeni: 17/12/2019 09:06

    Ke 5 vjet qe genjen do e bej tiranen me uje 24 ore dhe sot vjren uji me orar me pak se 5 vjet me pare megjithese cmimi i ujit eshte ritur 2-fish men idene se na duhen fonde qe te regullojme ujin Te gjithe jave vec per te vjedhur

    Përgjigju
  • Lexues: 17/12/2019 07:55

    Pse ben ky legeni sikur nuk e kupton arsyen pse ka depozita...uje 24 ore no depozita kaq e thjeshte

    Përgjigju
  • Ilo: 17/12/2019 02:05

    Kokrra e mashtruesit jo uje te pishem qe nuk solli po' as 12 ore ne dite megjithse dyfyshoi cmimin dhe taksat, plehra nuk e kupton qe askush s'do te mbaje depozita po' jane te detyruar nga halli.

    Përgjigju
  • doni: 17/12/2019 01:59

    sill ujin ti shok 24 ore dhe hec e hiqi... mo na trego shum prralla

    Përgjigju
  • Nardi: 16/12/2019 22:36

    Shum mir qe do i hiqni,Po duhet te ket uje 24 ore per mei heq ato apo te lahen nje her ne javt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë