Bashkia e Tiranës nis konkursin
për “Parkun e Besimit” në Tiranë
PDF/ Ja detaje nga konkursi i bashkisë

Bashkia e Tiranës nis konkursin<br />për “Parkun e Besimit” në Tiranë<br />PDF/ Ja detaje nga konkursi i bashkisë
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur konkursin për krijimin e “Parkut të Besimit” në Tiranë, një premtim i dhënë gjatë fushatës elektorale për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Parku i besimit do të ketë në qendër Piramidën por do të shtrihet dhe përgjatë bulevardit nga Sheshi Skënderbej te sheshi Nënë Tereza.

Në këtë fazë të parë të projektit, kompanitë shqiptare dhe të huaja do të japin ide mbi krijimin e parkut të besimit. Më herët si kryeministri Rama ashtu dhe kryetari aktual I Bashkisë Erjon Veliaj kanë deklaruar se në parkun e besimit do të mbillen pemë ntë cilat janë përmendur në të gjtihë librat e shenjntë. Në nisjen e konkursit ndërkombëtar për projektim peisazhistik, AKKPT bën thirrje për projekt ide me temën “KOPSHTE MEDITIMI E SODITJEJE PËRGJATË BULEVARDIT “DËSHMORËT E KOMBIT" FRYMËZUAR NGA LIBRAT E SHENJTË DHE BASHKEJTESA FETARE”.

Ndërsa në kërkesat theksohet se “Atelier Albania, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës, dhe mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik, frymëzuar nga vlera më fisnike ajo e harmonisë fetare, vlerë të cilën shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin dhe botën, e fokusuar në hapësirat e hapura përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u shpërndarë gjithandej në hapësirat publike kryesore të kryeqytetit”. Po ashtu shtohet se zona e konkursit, “e cila është subjekt i hartimit të projekt-ideve, shfaqet në hartën e vendndodhjes së konkursit dhe përfshin një grup hapësirash të hapura/publike, të pozicionuara në anë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Për më tepër, synimi i konkursit përfshin hapësira të tjera të mundshme si hapësira publike, kopshte dhe parqe të qytetit. Qendra e “Parkut të Besimit” në Tiranë do të jetë hapësira publike që mbështjell “Piramidën”, me vetë ‘Piramidën’ si pikënisje dhe destinacion. Ndaj në këtë kuptim, ‘Piramida’ do të bëhet subjekt i propozimeve. Vendodhjet e tjera janë të vendosura përgjatë segmentit që lidh sheshin “Skënderbej” me sheshin “Nënë Tereza”. Përveç kësaj, një komponent i rëndësishëm i këtij konkursi është edhe shtrimi i hapësirës së kalimit dhe dizenjimi urban i vetë bulevardit”.

Gjithashtu sqarohet se ky konkurs është në kërkim të një strategjie të mirëfilltë të pejsazhit që do të përmirësojë hapësirat publike. “Produkt i konkursit do të jetë Projekti i Pejsazhit për “Parkun e Besimit në Tiranë”, i vendosur në hapësirat e dhëna përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe nëpër xhepa të tjerë të mundshëm nëpër qytet

Ky konkurs është në kërkim të një strategjie të mirëfilltë të pejsazhit, që do të përmirësojë cilësitë fizike dhe estetike të hapësirave publike, si dhe do të sigurojë një park linear meditimi e soditjeje me shumë xhepa. Kjo strategji duhet të ofrojë një ambient ftues të dëshirave, që komunikon mesazhin e paqes dhe dialogut. Ekipet pjesëmarrëse pritet të sjellin projekt-ide origjinale dhe zgjidhje të frymëzuara nga përshkrimet e pejsazhit në dorëshkrimet e shenjta, si edhe nga harmonia fetare që karakterizon shqiptarët. Konkursi synon të krijojë një lidhje të fortë midis hapësirave publike të shfrytëzueshme në jetën e përditshme në një qytet mesdhetar dhe pejsazhit “të shenjtë” ose atij të meditimit. Propozimet për projekte duhet të përqendrohen në rëndësinë e ofrimit të hapësirave kolektive narrative, të cilat theksojnë harmoninë në përgjithësi dhe harmoninë fetare, dhe shërbejnë si platforma për dialog dhe ndërlidhje”, thuhet në objektin e konkursit ndërkombëtar.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos