Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti, përfshin edhe sistemimin e hapësirave të përbashkëta

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, dhe Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku, inspektuan punimet që po kryhen për riparimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në këtë njësi. Çuko tha se në Tiranë janë 288 pallate, në të cilat është vlerësuar e domosdoshme kjo ndërhyrje, proces që ka nisur dhe po ecën paralelisht në të gjitha njësitë.

“Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka nisur procesi i riparimit të ambienteve të përbashkëta. Në njësitë urbane të Tiranës janë për t’u riparuar 288 ambiente. Sot jemi tek Njësia 1, ku po ndjekim procesin e punës, duke filluar nga prishja, suvatimi, lyerja dhe shpresojmë që ky projekt të japë impaktin e duhur tek banorët”, u shpreh Çuko.

Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku tha se ky ka qenë një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët, i cili është adresuar menjëherë nga Bashkia e Tiranës. “Kjo është një nismë që po kryhet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Kemi kërkesa të shumta, sepse rregullimi i hapësirave të përbashkëta është një ndër gjërat kryesore që kërkojnë banorët. Është një nismë fantastike, janë shumë të kënaqur”, shtoi Jaku.

Bashkia e Tiranës po zbaton prej disa vitesh programin për “Fondin e Komunitetit”, përmes të cilit kanë përfituar mijëra banorë të pallateve të ndërtuara para viteve ‘90, të cilët kanë riparuar hapësirat e përbashkëta në formën e bashkëfinancimit me Bashkinë. Nisma më e fundit për pallatet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019 është financim i plotë i Qeverisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës