TIRANE - Çmimi i biletës së transportit urban në Tiranë do të mbetet i pandryshuar pavarësisht kërkesës së sindikatave të transportit urban, për të vendosur një çmimi të saktë.
Kjo është ajo që ka vendosur Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Lulzim Basha, në një shkresë që ai i ka dërguar Kryetarit të Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi ku zyrtarizon tërheqjen nga projekti i koncesionit të parkingjeve publike në Tiranë.
Në letrën e tij, Basha shpreh vendimin e formës së prerë të Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak për të mbajtur të pandryshuar çmimin e biletës pavarësisht protestave të ditëve të fundit.
Burime për A1 Report bënë të ditur se në shkresën e tij, Basha zyrtarizon edhe deklaratën e tij të bërë publike pak ditë më parë për shtyrjen nga projekti i koncesionit të parkingjeve publike në kryeqytet për 5 vjet.
Sipas Bashës, pavarësisht se projekti synonte të rregullonte trafikun dhe parkimin në kryeqytet, një nga arsyet kryesore që e ka bërë të paraqesë këtë propozim, është gjendja e rëndë ekonomike që po kalon vendi dhe se nuk kërkon të rëndojë më xhepat e qytetarëve.
“Por në kushtet kur programet tona për të zgjidhur çështjen e trafikut dhe të parkimeve në Tirënë kanë hasur në bllokimin dhe luftën politike, në kushtet kur qytetarët e Tiranës ashtu si gjithë qytetarët shqiptarë, ndeshen çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës, humbjen e vendeve të punës dhe rritjen e taksave dhe çmimeve, si dhe përballjen me krizën e rëndë ekonomike dhe të besimit, duke dëgjuar zërin e qytetarëve të Tiranës, ju njoftoj për vendimin tim për të tërhequr projektvendimin nr. Prot 14069, dt 20.10.2014…”, -thuhet në shkresë.
Ndrysihimi i çmimit të biletës së urbanit të Tiranë ishte një prej kërkesave të sindikatave të transportit publik në vendin tonë ku gjatë javës së kaluar u zhvilluan greva 24 orëshe.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com