Bashkia e Tiranës organizon dëgjesën për dëmet nga tërmeti, ja cilat janë pallatet që do rikonstruktohen

Bashkia e Tiranës organizon dëgjesën për dëmet nga tërmeti, ja cilat janë pallatet që do rikonstruktohen

Bashkia e Tiranës ka organizuar ditën e sotme dëgjesën e radhës me inxhinierët për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësitë 7, 8 dhe 9.

Nga analiza rezultoi se 3 nga këto pallate kanë pësuar dëme tepër të rënda, ku kostoja e ndërhyrjes e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Ndaj, ekspertët propozuan prishjen e këtyre objekteve për t’u rindërtuar nga e para. Ndërsa, për 6 objekte të tjera është kërkuar ripërforcimi dhe rikonstruksioni i tyre.

Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:

- Pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës (Njësia administrative nr.7)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

- Pallati nr. 415/1, Rr. “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” (Njësia administrative Nr.9), )”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto", Objekti 1 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

- Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto", Objekti 2 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 43 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

- Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto", Objekti 3 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 53 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

- Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto", Objekti 4 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

- Pallatet Klara, Rr. “Sejdini” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen