Bashkia e Tiranës plan veprimi
për të zhvendosur romët te Liqeni
Bashkia e Tiranës njofton se ka gati një plan të detajuar veprimi për ndërhyrjen dhe zhvendosjen e familjeve të komunitetit rom, të cilat prej vitesh, në mënyrë abuzive, por edhe në kushte çnjerëzore, jashtë çdo standardi jetese, kanë uzurpuar një pronë publike të qytetit të Tiranës.
Nisur nga shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të zonës pranë Liqenit Artificial të Tiranës, por edhe nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i janë drejtuar institucionit tonë për zgjidhjen e problemit të ndotjes, sigurisë dhe zënies së hapësirës publike, Bashkia e Tiranës njofton se ka gati një plan të detajuar veprimi për ndërhyrjen dhe zhvendosjen e familjeve të komunitetit rom, të cilat prej vitesh, në mënyrë abuzive, por edhe në kushte çnjerëzore, jashtë çdo standardi jetese, kanë uzurpuar një pronë publike të qytetit të Tiranës.
Bashkia e Tiranës dhe stafi i ngarkuar për zgjidhjen e problemit në fjalë, ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka kryer identifikimin e plotë të familjeve, si dhe prej disa ditësh ka nisur negociatat dhe njoftimin paraprak të tyre për zhvendosjen nga zona e Liqenit Artificial dhe sistemimin e tyre në banesa më dinjitoze dhe me kushte më të mira jetese.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se familjet e komunitetit rom, që janë vendosur në atë zonë, kanë 10 ditë afat për të kryer zhvendosjen, duke liruar hapësirën publike, në të cilën bashkia do të ndërhyjë menjëherë për ta rehabilituar dhe kthyer atë Parkut të Liqenit Artificial dhe qytetarëve të Tiranës.
Familjeve të komunitetit rom, të cilat do të zhvendosen nga zona në fjalë dhe që janë banorë të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës u ofron një strehë me kushte shumë më të mira jetese dhe të gjithë ndihmën e nevojshme logjistike për sistemimin pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë. Kurse, familjeve të cilat rezultojnë me vendbanim dhe të regjistruara në gjendjen civile të qyteteve të tjera të Shqipërisë, do t’u sigurohet transporti falas.
Bashkia e Tiranës ka konstatuar se problematikat e vendqëndrimit abuziv dhe të paligjshëm të familjeve rome në hapësirën e Parkut të Liqenit Artificial janë tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda për jetën e fëmijëve aty, por edhe të qytetarëve që banojnë në atë zonë.
Problematikat në atë zonë variojnë si më poshtë:
- Ndotje e madhe mjedisore nga përqendrimi i fekaleve dhe derdhja e tyre në kanalin e ujërave të bardha anash rrugës dhe në brendësi të Liqenit Artificial, duke rënduar ndjeshëm nivelin e ndotjes së liqenit.
- Ndotje e rëndë akustike për pushuesit, frekuentuesit dhe banorët më të afërt me zonën ku ndodhen.
- Përpunim abuziv mbetjesh, që vijnë në këtë vendqëndrim me mjete pa targa, motorë e karroca, çka është kthyer në një trafik të tërë spekullimi me mbetjet urbane.
- Rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
78.7%
-
Edi Ramën
19.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së
6 Tetor, 16:08
-
Në 2025, kush ka pagë 100 mijë lekë do deklarojë të ardhurat! Kush s’e dorëzon gjobitet, paguan interes apo kamatën
6 Tetor, 15:52
-
Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Sa i takon vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime
6 Tetor, 15:41
-
39-vjeçari me kancer vdes te Onkologjiku, s’iu dha ilaçi për kimioterapinë! Babai për Report Tv: S'më dhanë as recetën ta bleja vetë
6 Tetor, 15:37
-
IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael!
6 Tetor, 15:32
-
Në bashkinë Fushë-Arrëz fshatrat drejt shpopullimit, fshati Orosh ka vetëm 5 familje me të moshuar
6 Tetor, 15:31
-
VIDEO/ Vlahovic 'engjëll dhe djall', Juventusi ndalet 1-1 nga Cagliari! 'Zonja' pëson gol pas 628 minutash
6 Tetor, 15:31
-
GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari i merr pikë në Torino! Në fushë Roma dhe Milan
6 Tetor, 15:29
-
Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, ‘Toyota’ me targa greke del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit (VIDEO)
6 Tetor, 15:06
-
Protesta e 7 tetorit, Berisha me video nga 'arresti shtëpiak': Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike
6 Tetor, 14:59
-
Fermerët të braktisur edhe në Kosmaç, gruri e misri po mbillen më pak në tokat e fshatit
6 Tetor, 14:56
-
Fshati ndërton minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist
6 Tetor, 14:55