TIRANE - Bashkia e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të zhbllokojë buxhetin e bashkisë, duke dhënë lajmin se si rezultat i bllokimit të tij, sipas bashkisë nuk ka më hapësirë për të kryer varrime.
 
Sipas asaj që thuhet në njoftimin e bashkisë, mungesa e hapësirës për varrime vjen si shkak i bllokimit të buxhetit, dhe për pasojë nuk mundësohet realizimi i projekteve për krijimin e hapësirave të reja, të varrezave murale dhe sistemimin e atyre ekzistuese.
 
Kështu bashkia e kryeqytetit i ka bërë thirrje kryeministrit për zgjidhjen e ngërçi,t ndërsa ka shprehur keqardhjen ndaj qytetarëve për problemin në fjalë.  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)