Bashkia e Tiranës shpall 10
"Personalitetet e vitit 2015"

Bashkia e Tiranës shpall 10<br />
Bashkia e Tiranës ka vlerësuar  këtë këtë dielë me çmimin“Personalitet i Vitit 2015”, për 10 persona të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për qytetin e Tiranës.
 
Medaljet e mirënjohjes u ndanë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se personat e vlerësuar me këtë çmim janë njerëzit që me kreativitetin, energjinë dhe punën e tyrë vullnetare, vitin që lamë pas kanë bërë gjëra që për të tjerët janë të pamundura.

keta

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se 10 personalitetet e përzgjedhura kanë qenë vërtet një frymëzim për këto katër muajt e parë në drejtimin e bashkisë.
 
“Më vjen mirë që secili prej jush, që vlerësohet sot nga Bashkia e Tiranës, ka qenë një frymëzim se si me pak kreativitet, me pak energji pozitive, nga hiçi mund të ndodhin gjëra të bukura. Unë besoj se me pak optimizëm ne mund të bëjmë gjëra që tek e tek, për secilin prej nesh, janë të pamundura. Po rritet një brez tjetër, i cila te çdo problematikë shikon një mundësi për të shërbyer, një mundësi për të bërë diçka krijuese, një mundësi për të angazhuar dhe për të mobilizuar të tjerë, dhe unë besoj se nga kjo kategori vijnë heronjtë tanë”, tha Veliaj.

personalitet e vitit
 
Sipas kryebashkiakut katër muajt e parë në Bashkinë e Tiranës ishin pozitivë.
 
“Do të doja që edhe ne ta mbyllim vitin tonë të parë në Bashkinë e Tiranës me këtë notë pozitive, si një mënyrë për t’u thënë faleminderit 10 personaliteteve që po vlerësojmë sot”, u shpreh ai.
 
Ja 10 personalitet e vlerësuara nga Bashkia e Tiranës

 
1. Ened Mato
Me motivacionin “Për këmbënguljen dhe dëshirën e madhe për ta shndërruar Tiranën në një qytet te gjelbër, me më shumë korsi biçikletash dhe më miqësor ndaj atyre që ngasin dyrrotakët”.

ened mato
 
2. Julia Sinanaj Zoi
Me motivacionin "Për rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë, nëpërmjet ideve inovative për biznes"

zoi
 
3. Enid Mero
Me motivacionin “Për promovimin e vazhdueshëm të zonave të bukura turistike malore të Tiranës, nëpërmjet organizimit të garave me Mountain Bike”.

mero
 
4. Alma Gerxhani
Me motivacionin "Për promovimin e turizmit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet faqes ëëë.visit-tirana.com.”

alma
 
5. Sadik Malaj
Nderim i veçantë, pas ndarjes nga jeta, me motivacionin "Për organizimin e aktiviteteve multifunksionale që promovonin turizmin në Tiranë".

malaj
 
6. Helidon Haliti
Me motivacionin “Për organizimin e Bienales së I të Akuarelit në Tiranë, duke sjellë në Tiranë mbi 200 artistë dhe kthyer kryeqytetin në qendrën e botës shumëngjyrëshe të pikturave të akuarelit”.

haliti
 
7. Klodeta Buzi
Me motivacionin “Për themelimin e Akademisë “Hollyëood”, një frymëzim i bukur për dhjetra të rinj që e duan dhe jetojnë çdo ditë me muzikën”

buzi
 
8. Ilir Hoxholli & Arber Hajdari
Me motivacionin “Për nismën “Fundjava Ndryshe”, një organizim dëshirash e përpjekjesh, që rrahin si zemër për njerëzit në nevojë të qytetit tonë; heronj që sjellin pak shpresë në shtëpitë e gjithkujt që ka nevojë këtë fundviti”.

hajdari
 
9. Desli Shahini
Me motivacionin “Për projektin ‘Jemi njësoj’, për trainimin e gjuhës së shenjave dhe rritjen e ndjeshmërisë sociale ndaj personave me probleme në të folur e në dëgjim”.

shahini
 
10. Shkelzen Dunisha
Me motivacionin “Për projektin e pastrimit të Liqenit Artificial të Tiranës nga mbetjet biologjike dhe mbeturinat e hedhura në një thellësi deri 1.8 m”.

dushnica

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)