2 mijë familje në nevojë në Tiranë dhe në fshatrat e saj përreth kanë mundur të kalojnë gëzueshëm festën e Kurban Bajramit. Kjo pas ndihmës së dhënë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka shpërndarë 2 mijë pako me mish dhe me produkte të tjera ushqimore duke bërë të mundur që edhe këto familje të mund të shtrojnë një drekë festive me të afërmit e tyre.

Pakot për familjet në nevojë janë shpërndarë nga punonjësit e qendrave sociale dhe vullnetarët të cilët kanë zgjedhur që në këtë festë ku kryefjalë është solidariteti, të jenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Kolegët e Bashkisë së Tiranës në çdo njësi administrative u siguruan që çdo familje në nevojë, të moshuar apo të sëmurë të kishin pakot e Bajramit. Në Tiranë besojmë se solidariteti me vepra konkrete është më i dobishëm se statuset e sharjet pa bereqet!

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një status në rrjetin social Facebook 

Shpërndarja e ndihmave ka vijuar edhe nje ditë pas festës së Kurban Bajramit.