Bashkia e Tiranës shpërndan pako, Veliaj: Krishti në Pashkë na mësoi, jeta e mund vdekjen, shpresa mund mërzinë (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjet e Ndoc Tushës dhe Marie Gilardit, të cilët këtë periudhë të vështirë po e kalojnë larg fëmijëve të tyre. Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë Tiranë, Veliaj teksa kërkoi që të respektojnë masat e marra për të qëndruar në banesë,i siguroi se për çdo nevojë, nuk do t’u mungojë ndihma e institucioneve dhe e dhjetra të rinjve vullnetarë që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të  moshuarit e vetmuar.

 “Gëzuar Pashkët! Të kam sjellë vezët e Pashkëve sepse më thanë që i feston. E di që i ke fëmijët larg, por nuk doja që ta kaloje Pashkën pa një vizitor. Vetmia është e vështirë, por duhet të bëhesh i fortë. Edhe Krishti, në Pashkë, këtë na mësoi: se jeta e mund vdekjen, shpresa e mund mërzinë. Sapo të kalojë kjo situatë, do vijnë edhe nipat e mbesat të të vizitojnë”, i tha një të moshuari Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se edhe pse këto janë pashkët e para në këto vite që shumë besimtarë nuk shkojnë dot në kishë, jeta do t’i rikthehet sërish normalitetit sapo të fitohet edhe kjo betejë. Qindra vullnetarë po ndihmojnë përditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore, përfundon njoftimi bashkisë së Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë