Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë, Veliaj: Fryma e solidaritetit, të vazhdojë gjatë gjithë vitit

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë, Veliaj:  Fryma e solidaritetit, të vazhdojë gjatë gjithë vitit

Kryebashkiaku Erion Veliaj  në qendrën sociale "Gonxhe Bojaxhiu"

Bashkia e Tiranës ka shtruar këtë të martë drekë për familjet në nevojë në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhiu”. Drekën e Krishtlindjes e shërbyen pikërisht punonjësit e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ngurroi t'i uronte Krishtlindjet të gjithë atyre që i përkasin besimit të krishterë.

Të gjithë atyre nga qendra sociale “Nënë Tereza” që janë të besimit të krishterë, iu urojmë gëzuar Krishtlindjen sepse mbi të gjitha është festa juaj. Qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t’i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Veliaj bëri më tej thirrje se bujaria dhe solidariteti duhet të ekzistojnë në çdo muaj të vitit, jo vetëm në këtë muaj festash.

Nëse ky dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t’i kemi të gjithë muajt kështu. Pse mos ta vazhdojmë në janar, në shkurt e me radhë. Ndaj, thirrja ime është për të gjithë ata që i kanë mundësitë, qofshin individë, familje, kompani: siç e kishin këtë frymë solidariteti gjatë dhjetorit, ta vazhdojmë gjatë gjithë vitit.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Atmosfera e krijuar në qendrën sociale "Gonxhe Bojaxhiu"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen