Bashkia e Tiranës vlerësohet për
qeverisjen e hapur në Meksikë

Bashkia e Tiranës vlerësohet për<br />qeverisjen e hapur në Meksikë
Tirana u cilësua si një ndër 4 kryeqytetet që muajt e fundit kanë shënuar progres në mirëqeverisje dhe për këtë fakt u vlerësua për qeverisjen e hapur në samitin global që u mbajt në Meksikë. Bashkia e Tiranës bashkë me bashkitë e Parisit, Pretorias dhe Mexico City u vlerësua për qeverisjen e hapur dhe nismat e ndërmarra në më pak se 100 ditë nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri,veçanërisht për pastrimin e qytetit, ditët pa makina dhe adoptimin e çerdheve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh pas Samitit se: “Jam shumë krenar që Tirana jonë po merret si shembull i mirë në botë për mirëqeverisjen, por kemi ende shumë për të bërë. Së shpejti, një aplikacion i ri ku çdo qytetar mund të raportojë për ndotjen e qytetit dhe të marrë informacion mbi transportin, parqet e parkingjet. Ditët më të mira për qytetin i kemi përpara”.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një nismë shumëpalëshe që prezantua për herë të parë në vitin 2011 si një platformë për ata që ndërmarrin reforma, në mënyrë që të sigurohet qeverisje e përgjegjshme, e hapur dhe transparente.

Ky samit zhvillohet çdo dy vjet dhe përfaqëson organizimin më të madh të praktikantëve të principeve të qeverisjes së hapur nga e gjithë bota. Forumi ofroi një mundësi për adresimin e sfidave që hasin vendet që zbatojnë principet e qeverisjes së hapur, për rritjen e përgjigjes institucionale në lidhje me ato problematika që mund të pengojnë arritjet e zhvillimit gjithëpërfshirë botëror.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos