Bashkia e Tiranës vlerëson ish-futbollistët legjendë të Tiranës, Dinamos dhe Partizanit! Veliaj: Vitin e ardhshëm do ringrihemi më të bashkuar

Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani, u vunë sot përballë njëra-tjetrës në një garë mes ish-futbollistëve legjendarë të secilit ekip, si një mënyrë për të vlerësuar lojtarët që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit. Në këtë ndeshje të organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës morën pjesë edhe sportistët e njohur Devi Muka, Redi Jupi dhe Erion Bogdani.

Në ceremoninë e shpërndarjes së kupave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se 2021 do të jetë viti i ringritjes.

“Ne mund të luajmë në skuadra të ndryshme, por jemi një familje, dhe si familje e Tiranës patëm një vit shumë të vështirë. Ishte viti kur u rrëzuam nga tërmeti dhe pandemia, por siç rrëzohemi, ashtu edhe ringrihemi, bashkë. Shpresoj shumë që 2021 të jetë një vit i mbarë për ju, për familjet tuaja, për gjithë rrethin tuaj shoqëror, por edhe për Tiranën tonë, si viti kur ne do të ringrihemi më të fortë, më të bashkuar e më të mirë”, theksoi Veliaj.

Kreu i bashkisë nënvizoi se në kryeqytet ekzistojnë 300 akademi dhe shoqata futbolli, të cilat edukojnë të rinjtë jo vetëm me sport, por edhe me frymën e bashkëpunimit dhe të punës.

“Jam krenar jo vetëm për tre ekipet e kryeqytetit, por edhe për 300 akademitë e shoqatat e futbollit që ekzistojnë në Tiranës, sepse janë burim energjie pozitive. Sigurisht, nga këto 300 akademi nuk do dalin të gjithë futbollistë elitarë, nuk do luajnë për këto tre uniforma të mëdha, por fakti që djemtë e vajzat e qytetit tonë mësojnë të luajnë në ekip, mësojnë se jeta ka edhe humbje, edhe fitore, të bën të jesh entuziast për t’u ringritur pas humbjes, apo të jesh me këmbë në tokë pas fitores. Kjo më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej këtij qytetit, ndaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër të tre skuadrat, të cilat dhanë këtë mesazh sot”, tha Veliaj.

Të tre skuadrat u përballën me njëra-tjetrën dhe Tirana u shpall fituese, pasi u mposht nga Dinamo me penallti, por fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Partizanit. Ndërsa, nga ana tjetër, “të kuqtë” fituan me penallti ndaj Dinamos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv