Bashkia Elbasan miraton buxhetin
Sejdini: Do mbaj premtimet e fushatës 

Këshilli i Bashkisë Elbasan ka miratuar buxhetin për vitin 2016.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, u ngrit shqetësimi i uljes së transfertave nga buxheti i shtetit për bashkinë Elbasan si dhe një mungesë balancimi të investimeve nga bashkia qytet në njësitë administrative rurale.

Shqetësimet u ngritën nga Blendi Himci, përfaqësues i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak.

Lidhur me pretendimet e ngritura, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini deklaroi se investimet do të ballancohen nëpërmjet ndërhyrjeve në rrugë që kanë filluar të bëhen nga vetë bashkia në zonat rurale.

Sejdini tha se ky është një buxhet ambicioz dhe se ai do të mbajë të gjitha premtimet e bëra kur kandidoi si kryebashkiak.

Pas diskutimeve, kreu i grupit të këshilltarëve Blendi Himci deklaroi votën kundër të të djathtëve për buxhetin duke e quajtur ate një buxhet të një bashkie te falimentuar.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë